Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 13, të Kreut II, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Elbasan, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
- Përgjegjës, Sektori i Kontrollit dhe Zhvillimit të Tokës, Infrastrukturës dhe Mjedisit, Drejtoria e Planifikimit të Territorit dhe e Projekteve – Kategoria IIIA/1
Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit
Duke filluar nga data 18.01.2021, do të njoftohen nëpërmjet faqes së Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe faqes zyrtare të Bashkisë Elbasan, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e ngritjes në detyrë në shërbimin civil, në lidhje me datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi.