KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të Kreut  II  të Vendimit nr.242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar,  ju njoftojmë se:

Nga procedura e lëvizjes paralele për 1 (një) vend të lirë pune të kategorisë së mesme drejtuese, për pozicionin e punës, Drejtor në Drejtorinë e Kontrollit Financiar dhe Auditit të Brendshëm në përfundim të afatit ligjor për dorëzimin e dokumentacionit, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.

 

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.

Në zbatim të nenit 22, pikës 5, Kreut IV, të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Vendimit nr.243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave,”Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, njësia përgjegjëse e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ju njofton se u zhvilluan procedurat e testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë për pozicionin e punës, Specialist/Jurist në Sektorin e Verifikimit të Dokumentave dhe Këshillimit Ligjor mbi Ankesa Administrative e Gjyqësore në Drejtorinë Juridike dhe Dokumentacionit Zgjedhor.

Komiteti i Përhershëm i Pranimit në përfundim të procedurës së testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë shpalli fitues,

 

Z.Erdal Mema

 

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.