INSPEKTORIATI I LARTË I DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT TË PASURIVE DHE KONFLIKTIT TË INTERESAVE Verifikim Paraprak

Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.5.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar,  Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, neni 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.3.2015,“Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuesei ndryshuar, Njësia Përgjegjëse e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, njofton se;

 

Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit të paraqitur  brenda afateve  të përcaktuara, shpall Listën e Kandidatëve, që plotësojnë kërkesat  e përgjithshme dhe të veçanta dhe që do të vazhdojnë konkurimin në procedurën “Ngritja në detyrë”, për 1 (një) vend të lirë  pune në kategorinë e nëpunësve civilë të mesëm drejtues, që rezultoi  vakant nga përfundimi i lëvizjes paralele, për pozicionin Ndihmës Inspektor në ILDKPKI,  si më poshtë;

 

  1. Dorina Laçi
  2. Klaud Ismaili

Konkurrimi- testimi me shkrim do të bëhet në datën 25.1.2021, në mjediset e ILDKPKI, në orën 10.00. Lista e fituesve  me mbi 70 pikë (mbi 70 % të pikëve) do të shpallen në  datën 26.1.2021.

 

Për sqarime mund të kontaktoni në adresën e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë, si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.ildkpki.al.