KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të nenit 25 të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut  VII  të Vendimit nr.243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin,  lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, ju njoftojmë se:

Nga  procedura  e   lëvizjes   paralele  për  1 (një)  vend  të  lire   pune  të  kategorisë  ekzekutive,

në  pozicionin  Specialist në Drejtorinë e Buxhetit dhe Financës, në  përfundim të afatit ligjor për dorëzimin e dokumentacionit, nuk  është  paraqitur asnjë kandidaturë.

 

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.

Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të Kreut  II  të Vendimit nr.242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar,  ju njoftojmë se:

 

Nga   procedura    e   lëvizjes   paralele   për  1  (një)  vend  të   lirë  pune  të  kategorisë  së  ulët  drejtuese   në   pozicionin  Shef  i Sektorit  të  Mjeteve dhe Materialeve Zgjedhore në   Drejtorinë   e Komisioneve  dhe  Materialeve   Zgjedhore  në  përfundim  të  afatit   ligjor  për  dorëzimin  e   dokumentacionit, nuk  është  paraqitur asnjë  kandidaturë.

 

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.