Bashkia Elbasan REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 9, të Kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njoftojmë se për grupin e pozicioneve:

  • Specialist jurist, Sektori Përfaqësimit në Gjykatë në Drejtorinë Juridike – Kategoria III B

 

 Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit

 

Duke filluar nga data 14.01.2021 , do të njoftohen nëpërmjet faqes së Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe faqes zyrtare të Bashkisë Elbasan, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e pranimit në shërbimin civil, në lidhje me datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi.

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 24, të Kreut III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Elbasan, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve për ngritjen në detyrë dhe kritereve të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

 

  • Përgjegjës, Sektori i Edukimit Rinor (Danida), Drejtoria e Politikave të Arsimit dhe Edukimit – Kategoria  IIIA/1

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:

 

  1. Alba Papa

 

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 26.01.2021, ora 11:00, në ambientet e Bashkisë Elbasan.

 

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në date 27.01.2021 , ora 11:00, në ambjentet e Bashkisë Elbasan.