KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të ligjit nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative” neni 42 dhe neni 164 paragrafi 2, gërma “c”,Njoftimit nr.2673/1 datë 30.12.2020 të drejtorisë së burimeve njerëzore  për shpalljen e listës paraprake të kandidatit që përmbush kushtet dhe kërkesat e veçanta për ngritje në detyrë  njoftojmë se:

 

Për shkak të pjesëmarrjes së një kandidati dhe mosparaqitjes të asnjë aplikimi tjetër për konkurrim, rëndësisë së momentit në të cilin KQZ ndodhet, me qëllim mirëadministrimin dhe  organizimin e procesit zgjedhor, të Kuvendit të Shqipërisë, çmohet e nevojshme plotësimi i pozicionit të punës Drejtor në Drejtorinë e Komunikimit.

Akti i emërimit të kandidatit fitues do të jetë më datë 5.01.2021.

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rruga“Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet ww.kqz.gov.al.

Në zbatim të nenit 25 të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut  VII  të Vendimit nr.243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin,  lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, ju njoftojmë se:

Nga  procedura  e lëvizjes  paralele  për  1 (një)  vend  të  lirë   pune  të  kategorisë  ekzekutive, në  pozicionin

Specialist në Sektorin e Administrimit të të dhënave dhe Sistemeve në Drejtorinë  të Administrimit  të të Dhënave dhe Sistemeve IT në përfundim të afatit ligjor për dorëzimin e dokumentacionit, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.

 

 

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.

Në zbatim të nenit 22 të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar,  Kreu  IV, pika 6, Vendimit nr.243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njoftojmë se:

 

Në përfundim të afatit të ankimit njësia përgjegjëse, shpall listën përfundimtare të kandidatëve që kualifikohen në fazën “konkurimi”, për pozicionin e punës

Specialist/jurist në Sektorin e Verifikimit të Dokumentave dhe Këshillimit Ligjor mbi Ankesa Administrative e Gjyqësore në Drejtorinë Juridike dhe Dokumentacionit Zgjedhor si më poshtë:  

 

  1. zj.Amanda Selgjeka
  2. zj.Anduela Xhaferraj
  3. z.Erdal Mema
  4. zj.Iliriana Osmanaj
  5. z.Marion Gecaj
  6. zj.Senada Çelepia

 

 

 

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.