BASHKIA KORÇË REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim  të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar,si dhe të Kreut  VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranë Institucionit të Bashkisë Korçë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve , për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për grupin e pozicioneve:

 

  • 1 (një) Specialist për kontrollin dhe mbledhjen e të ardhurave për njësinë administrative Lekas, në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore, Drejtoria e Përgjithshme e Taksave, Tarifave Vendore dhe Kontroll Territori, kategoria IV.a
  • 1 (një) Specialist për kontrollin dhe mbledhjen e të ardhurave për njësinë administrative Vithkuq, në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore, Drejtoria e Përgjithshme e Taksave, Tarifave Vendore dhe Kontroll Territori, kategoria IV.a
  • 1 (një) Specialist për kontrollin dhe mbledhjen e të ardhurave për njësinë administrative Voskop, në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore, Drejtoria e Përgjithshme e Taksave, Tarifave Vendore dhe Kontroll Territori, kategoria IV.a

 

Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit.(Nuk ka aplikant)!

 

Vëmendje! Duke filluar nga data 08.01.2021, do të njoftohen në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për proceduren e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.