KONTROLLI I LARTË I SHTETIT SHPALLJE FITUESI

Kontrolli i Lartë i Shtetit njofton se Komiteti  i Përhershëm i Pranimit, në përfundim të procedurave të ndjekura për përzgjedhjen e kandidatëve fitues përkatësisht;

 

  1. Për 1 (një) vend në pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Auditimit të Institucioneve Qendrore: Kërkesat për kandidatët e këtyre vendeve të punës janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Financë/Kontabilitet.

 

Duke vlerësuar të gjithë dokumentacionin e konkurrimit, bazuar në Ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, në VKM Nr. 118, datë 5.3.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, si dhe në Ligjin nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”;

 

VENDOSI:

 

  1. Për 1 (një) vend në pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Auditimit të Institucioneve Qendrore: Kërkesat për kandidatët e këtyre vendeve të punës janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Financë/Kontabilitet , të shpallë fitues:

 

  1. Aulona Jani…………………………………………..93 pikë

           

 

Ankesat për rezultatet mund të bëhen brenda 5 (pesë) ditëve pranë KPP.

Kontrolli i Lartë i Shtetit njofton se Komiteti  i Përhershëm i Pranimit, në përfundim të procedurave të ndjekura për përzgjedhjen e kandidatëve fitues përkatësisht;

 

  1. Për 1 (një) vend në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi. -Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar jo më poshtë se niveli Master Profesional në Drejtësi;
  2. Për 1 (një) vend në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi.– Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Drejtësi;

 

Duke vlerësuar të gjithë dokumentacionin e konkurrimit, bazuar në Ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, në VKM nr. 243 datë 18.03.2015,“Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive“ i ndryshuar, si dhe në Ligjin nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”;

 

VENDOSI:

 

  1. Për 1 (një) vend në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi. -Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar jo më poshtë se niveli Master Profesional në Drejtësi, të shpallë fitues:

 

  1. Tomor Asqeriu………………………………………….. 83 pikë

           

  1. Për 1 (një) vend në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi.– Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Drejtësi, të shpallë fitues:

 

  1. Enkeled Greku……………………………………….. 86 pikë

 

 

Ankesat për rezultatet mund të bëhen brenda 5 (pesë) ditëve pranë KPP.