Drejtoria e Burimeve Njerëzore , bazuar në nenin 22 të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil“ si dhe në VKM nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjes paralele, periudhën e provës, dhe emërimin në kategorinë ekzekutive“ i ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të përcaktuara në Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH Nr. 124, datë 04.12.2020 për:
- Për 1 (një) vend në pozicionin e Auditues në në Departament Auditimi.-Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar në Master Shkencor në Drejtësi.
Plotëson kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin, kandidati:
- Vitiona Basha
Intervista me gojë do të zhvillohet ditën e martë, më datë 22.12.2020, ora 10.00.
Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.
Komiteti i Përhershëm i Pranimit në përputhje me nenin 22 të Ligjit 152/2013,“Për Nëpunësin Civil“ i ndryshuar dhe në VKM nr. 243 datë 18.03.2015,“Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive“ i ndryshuar:
KONSTATOI:
Për vendet e lira të publikuara përkatësisht për:
- Për 1 (një) vend në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi. -Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar jo më poshtë se niveli Master Profesional në Drejtësi;
Morën pjesë kandidatët si më poshtë:
1.Alger Osmani
2.Tomor Asqeriu
Ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidati:
1.Tomor Asqeriu
- Për 1 (një) vend në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi.– Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Drejtësi;
Morën pjesë kandidatët si më poshtë:
1.Emiljana Hysa
2.Emin Lusha
3.Enkeled Greku
4.Eueda Toska
5.Klaudio Zholi
6.Lysjena Çela
7.Xhino Drangu
Ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidati:
1.Enkeled Greku
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet ditën e Hënë, më datë 28 Dhjetor 2020, ora 11.00 në zyrat e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e testimit të bëhen brenda 3 ditëve pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.
Komiteti i Përhershëm i Pranimit në përputhje me nenin 22 të Ligjit 152/2013,“Për Nëpunësin Civil“ i ndryshuar dhe në nr. VKM Nr. 118, datë 5.3.2014 “Për proçedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”.
KONSTATOI:
Për vendet e lira të publikuara përkatësisht për:
- Për 1 (një) vend në pozicionin e pozicionin e Drejtorit të Departamentit Juridik. -Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Drejtësi;
Mori pjesë kandidati si më poshtë:
1.Arfjona Duka
Kandidati Arfjona Duka nuk ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë. Konkursi mbyllet pa fitues.
Ankesat për rezultatet e testimit të bëhen brenda 3 ditëve pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.