Komisioni i Prokurimit Publik REZULTATET E VERIFIKIMIT

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikës 24, të Kreut III, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 242, datë 18/03/2015, i ndryshuar,

Njësia e Burimeve Njerëzore në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve për ngritjen në detyrë dhe kritereve të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

  1. Inspektor, pranë Drejtorisë së Ankesave, në Komisionin e Prokurimit Publik-Kategoria: III-a
  2. Inspektor, pranë Drejtorisë së Ankesave, në Komisionin e Prokurimit Publik-Kategoria: III-a
  3. Inspektor, pranë Drejtorisë së Ankesave, në Komisionin e Prokurimit Publik-Kategoria: III-a
  4. Inspektor, pranë Drejtorisë së Ankesave, në Komisionin e Prokurimit Publik-Kategoria: III-a

 

Kandidati/ët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:

 

  • Aida Çela

 

  1. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 09.12.2020, ora 09:00, në ambientet e Komisionit të Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Pallati i Kongreseve, Kati I, Tiranë.
  2. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 09.12.2020, ora 10:00, në ambientet e Komisionit të Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Pallati i Kongreseve, Kati I, Tiranë.