Shkolla e Magjistraturës Verifikim paraprak

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; si dhe vendimit nr. 242 të Këshillit të Ministrave, datë 18.3.2015,“Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” njoftojmë përfundimin e procedurës për “Ngritje në detyrë”, për konkursin “1 (një) vend vakant për pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Formimit Fillestar”, si më poshtë:

Për konkursin e shpallur për pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Formimit Fillestar”, pranë Shkollës së Magjistraturës, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftim, të datës 28.10.2020, janë: znj. Iris Xhanaj dhe z. Rinald Pacara. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, u konstatua se kandidatët i plotësojnë kushtet për ngritje në detyrë dhe në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, si dhe vendimit nr. 242 të Këshillit të Ministrave, datë 18.3.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu III “Ngritja në detyrë”, kjo procedurë mbyllet me 2 (dy) kandidatura të vlefshme pas procedurës së vlerësimit paraprak që është:

 

  1. Iris Xhanaj
  2. Rinald Pacara

 

Për sa më sipër, njoftojmë se:

  • Vlerësimi me shkrim (testimi) do të zhvillohet në datën 2.12.2020, ora 9.00, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës;
  • Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 2.12.2020, ora 12.00, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës.

 

Kandidaturat e mësipërme konsiderohen të vlefshme për këtë procedurë.