BASHKIA TIRANË AGJENCIA E SHËRBIMEVE FUNERALE VERIFIKIM PARAPRAK

Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (të ndryshuar), Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë nr.3717/2, datë 01.02.2017 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Agjencisë së Shërbimeve Funerale, njësi në varësi të Bashkisë Tiranë” (të ndryshuar).

 

Njësia e Burimeve Njerëzore në përfundim të afatit të dorëzimit të dokumentacionit të aplikimit për vendin e lirë të punës për pozicionin:

 

  • Specialist Finance e Dytë (1 Specialist)

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë në:

 

  1. Ligjin Nr.9220, datë 15.04.2004 “Për administrimin e shërbimit të varrimit”, të
  2. Ligjin Nr.10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, të ndryshuar.

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

 

  • Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe për vlerësimet e rezultateve individale në punë. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

 

  • Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

 

  1. Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b.Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c.Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

 

Kandidati i cili kalon në fazën e dytë të konkurimit për pozicionin Specialist Finance e Dytë është:

 

  1. Ensa Llaci

 

 

Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 02 Dhjetor 2020 ora 09.30, në ambientet e Agjencisë së Shërbimeve Funerale.