Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, levizjen paralele, periudhën e provës dhe emerimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), njofton se për pozicionin e punës :
Specialist i Çështjeve të Integrimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë:
– Z.Altin Shano do të vazhdojë konkurimin në procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.
– Znj. Silvana Leka do të vazhdojë konkurimin në procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.
Konkurimi:
– Testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit Çollaku, në datën 09.12.2020 ora 10:00.
– Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit Çollaku, në datën 09.12.2020 ora 13:00.
Kandidatet do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit për Nivelin Ekzekutiv në AKEP- KPP, nëpërmjet vlerësimit të jetëshkrimit, vlerësimit me shkrim dhe intervistës së
strukturuar me gojë.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:
a) për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidateve, që konsiston në vleresimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;
b) për intervisten e strukturuar me goje, deri në 25 pikë;
c) për vlerësimin me shkrim, deri në 60 pike;
Pas përfundimit të vlerësimit të testit me shkrim, nese kandidati grumbullon më shume se (mbi 30 pikë e lart), nga vlerësimi me shkrim ai kualifikohet për intervistën e strukturuar me gojë dhe
vleresimin e jetëshkrimit. Komiteti, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t’u emëruar në pozicionin Specialist i Çështjeve të Integrimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë.
Në rastet e kandidatëve me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikës 13, Kreu IV të Vendimit nr. 243, date 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, levizjen paralele, periudhen e provës dhe emerimin në kategorinë ekzekutive”i ndryshuar.
Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi70%) do të njoftohet në datën 09.12.2020.
Njoftimi do të publikohet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të AKEP në datën 15.12.2020.
2. Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), njofton se për pozicionin e punës :
Përgjegjës i Sektorit të Kontrollit dhe Inspektimit:
– Z. Vasil Mitezi do të vazhdojë konkurimin në procedurën e ngritjes në detyrë.
Konkurimi:
– Testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit Çollaku, në datën 04.12.2020 ora 10:00.
– Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit Çollaku, në datën 04.12.2020 ora 12:00.
Kandidatet do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyre në AKEP, nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar, vlerësimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:
a. 20 pikë për dokumentacionin e dorëzuar;
b. 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë;
c. 40 pikë për vlerësimin me shkrim.
Komiteti, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t’u emëruar në pozicionin Përgjegjës i Sektorit të Kontrollit dhe Inspektimit.
Kandidati fitues, është ai që renditet i pari nga kandidatët që kanë marrë të paktën 70 pikë (70 %të pikëve). Në rastet e kandidatëve me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikës 23, Kreu
II të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar.
Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi70%) do të njoftohet në datën 04.12.2019.
Njoftimi fituesit do të publikohet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të AKEP në datën 09.12.2020.