Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar,si dhe të Kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranë Institucionit të Bashkisë Korçë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve , për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbim civil dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
- 1 (një) Specialist për kontrollin dhe mbledhjen e të ardhurave për njësinë administrative Lekas, në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore, Drejtoria e Përgjithshme e Taksave, Tarifave Vendore dhe Kontroll Territori, kategoria IV.a
- 1 (një) Specialist për kontrollin dhe mbledhjen e të ardhurave për njësinë administrative Vithkuq, në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore, Drejtoria e Përgjithshme e Taksave, Tarifave Vendore dhe Kontroll Territori, kategoria IV.a
- 1 (një) Specialist për kontrollin dhe mbledhjen e të ardhurave për njësinë administrative Voskop, në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore, Drejtoria e Përgjithshme e Taksave, Tarifave Vendore dhe Kontroll Territori, kategoria IV.a
Kandidatët për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit janë:
- Distela Topi
- Erisa Kajmak
- Ledia Kallço
- Nikol Gullamaci
- Vasil Çifligu
- Vendim Demçe
- Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 11.2020, ora 12:00 në ambientet e sallës së mbledhjes të Bashkisë Korçë.
- Intervista e strukturuar do të zhvillohet në datën 11.2020, ora 12:00 në ambientet e sallës së mbledhjes të Bashkisë Korçë
- Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar,si dhe Vendimin nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranë Institucionit të Bashkisë Korçë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve , për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për grupin e pozicioneve :
- 1 (një) Përgjegjës i sektorit të arsimit parashkollor në drejtorinë e turizmit, teknologjive të informacionit, arsimit, migracionit dhe diasporas, katëgoria a/1
Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit.(Nuk ka aplikant)!