PROGRAMI I VETËPUNËSIMIT

Agjencia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi, në kuadër të Programeve të Nxitjes së Punësimt, fillon zbatimin e Programit të Vetëpunësimit. Ky program do të zbatohet në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr.  Nr. 348, datë 29.4.2020: “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të nxitjes nëpërmjet vetëpunësimit”.

 

Programi i Vetëpunësimit mbështet punëkërkuesit e papunë, të regjistruar në zyrat e punës, që kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar biznesin e tyre. Nëpërmjet trajnimit mbi vetëpunësimin, këshillimeve të vazhdueshme gjatë gjithë fazave të programit, dhe mbështetjes financiare (në formën e pajisjeve dhe / ose materialeve), programi asiston në transformimin e ideve në biznese të qëndrueshme. Të gjithë personat të cilët janë të përfshirë në program do të përfitojnë:

(1)Trajnime për zhvillimin e planit të biznesit dhe njohjen e koncepteve bazë të lidhur me vetëpunësimit;

(2) Mbështetje financiare për blerjen e pajisjeve dhe / ose materialeve deri në vlerën 500,000 Lekë.

 

Programi i Vetëpunësimit zbatohet në rajonin e Tiranës Shkodrës, Kukësit dhe Dibrës.
 Shpallur në Buletinin Nr. 101 datë 16 Nëntor 2020 të  Agjencisë së Prokurimit Publik

Tiranë              30 (tridhjetë) punëkërkues të papunë
Shkodër           10 (dhjetë)   punëkërkues të papunë
Kukës                 5 (pesë)      punëkërkues të papunë
Dibër                   5 (pesë)      punëkërkues të papunë

 

APLIKO nga data 16.11.2020 deri më 15.12.2020, pranë zyrave përkatëse të punësimit.

 

Kush mund të aplikojë?

Për të aplikuar në këtë program, aplikuesi duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

a) Është punëkërkues i papunë i regjistruar në strukturën vendore të punësimit;

b) Ka një ide biznesi, e cila nuk është në kundërshtim me kriteret e konkurrueshmërisë;

c) Punëkërkuesi, i cili aplikon në këtë program, duhet të marrë pjesë personalisht në të gjitha hallkat e procesit.

 

Çfarë subvencionon program?

Programi i Vetëpunësmit subvencionon për të gjithë të përzgjedhurit si përfitues grantin për ngritjen e biznesit deri në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë, për të mbuluar shpenzimet për hapjen e biznesit. Shpenzimiet që nuk mund të mbulohen nga granti i financuar janë:

a) blerja e pasurive të patundshme;

b) çdo shpenzim që nuk lidhet dhe nuk përfshihet në planin e biznesit të miratuar;

c) shpenzimet e kryera përpara nënshkrimit të marrëveshjes së grantit;

ç) pagat, shpërblimet, qiraja dhe shpenzimet e tjera administrative.

 

Si aplikohet?

Aplikimi bëhet nëpërmjët dorëzimit në të gjitha zyrat e punës në rajonet e Tiranës, Shkodrës, Kukësit dhe Dibrës. Aplikimi duhet të dorëzohet brenda dates 15.12.2020.

 

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

-          formularin e aplikimit, sipas formatit të miratuar (shkarko dhe plotëso): 

    –             vërtetim që personi nuk ka detyrime tatimore;

    –             kopje të dokumentit identifikues.