Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Kreut III, të VKM nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Zyra e Inspektorit të Lartë i Drejtësisë, ju njofton se, për pozicionin:
- 1(një) Përgjegjës i Sektorit të Auditimit të Brendshëm, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Kategoria III-a
Nuk ka kandidat për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit.
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Kreut III, të VKM nr.242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Zyra e Inspektorit të Lartë i Drejtësisë, në përfundim të afatit të ankimit, ju njofton se, për pozicionin:
- 1(një) Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve të Përgjithshme, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë- kategoria- III-a
Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit janë:
- Ariana Spahiu
- Argen Sako
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 28.10.2020, ora 14:00, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Godina nr. 13, Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 28.10.2020, ora 15:30, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Godina nr. 13, Tiranë.