Bazuar ne ligjin nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, shkresës së KLGJ-së me nr. 1671 prot., datë 09.03.2020, me lëndë: “Mbi miratimin e shtesës në organikën e gjykatës”, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar , për shkak të mosparaqitjes së kandidatëve të mundshëm që sigurojnë konkurrencën për vendin vakant, si dhe të vështirësive të funksionimit administrativ të Gjykatës për shkak të situatës së shkaktuar nga përhapja në institucion e infeksionit COVID 19 si dhe masat që janë ndërmmarë në kuadër të zbatimit të Aktit Normativ të KM nr. 9 datë 25.03.2020 “Për marrjen e masave të vëcanta në fushën e veprimtarisë gjyqsore, gjatë kohëzgjatjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID- 19 “, shkaqe këto që kanë sjellë pamundësinë e zbatimit të procedurës dhe afateve të shpallura në njoftimin e parë për rekrutimin e nepunësit gjyqsor, bëjmë këtë njoftim për rishpalljen e konkurrimin për 2(dy) vende të lira pune, si më poshtë :
– Për 2 (dy) vende, në pozicionin nëpunës gjyqësore, pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR njoftim per rishpallje vendi vakant per nepunes gjyqesore_tetor 2020 – Gjykata e Apelit