Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 22, të Kreut II, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithshme dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
- Shef i Sektorit të Suportit të Menaxhimit të Çështjeve, Drejtoria IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, Departamenti i Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit (Kategoria III-a, Niveli i Ulët Drejtues)
Kandidati i kualifikuar, për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit, është:
- Ervin Misso,
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 06.10.2020, ora 10:00, në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 06.10.2020, ora 13:00, në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 22, të Kreut II, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithshme dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
- Shef i Sektorit të Standardeve dhe Infrastrukturës së IT, Drejtoria IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, Departamenti i Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit (Kategoria III-a, Niveli i Ulët Drejtues)
Kandidati i kualifikuar, për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit, është:
- Klodian Kreçi
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 06.10.2020, ora 10:00, në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 06.10.2020, ora 14:00, në Këshillin e Lartë Gjyqësor.