Bashkia Berat SHPALLJE FITUESI

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PËR  LËVIZJE PARALELE NË KATEGORINË EKZEKUTIVE (Specialist)

 Lloji i diplomës “Shkenca    Shoqërore  ”

Niveli minimal i diplomës “Master Profesional”

Në zbatim të nenit 25,  të ligjit Nr.152/2013“Për statusin e nëpunësit Civil” i  ndryshuar , si edhe të kreut VII, pika 7, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr.243 datë 18.03. 2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, peridhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve  Njerëzore  në  Bashkinë  Berat në përfundim të verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushtëve  dhe kërkesave të veçanta  të  përcaktuara në shpalljen për konkurim, për lëvizjen paralele  , njofton se për pozicionin  :

  •  Specialist i Protokollit në Drejtorine e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse. 

Kandidati që plotëson kushtet dhe kërkësat e veçanta  për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimi për lëvizjen paralele  është: 

  1. Ylli Vajvoda

 A.Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 24.09.2020, në oren 14.00 në ambjentet e Bashkisë Berat.

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PËR LËVIZJE PARALELE NË KATEGORINË E  MESME DREJTUESE

 Lloji i diplomës “Shkenca  të Inxhinierisë së Ndërtimit /Arkitektur / Urbanistik

Niveli  diplomës “Master shkencor”

 Në zbatim të nenit 25, 26, pika 1, të ligjit Nr.152/2013  “Për statusin e nëpunësit civil”  i ndryshuar, si edhe të kreut II, të  Vendimit nr.242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “ Për plotësimin e vendeve të  lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”

I ndryshuar, Njësia e Menaxhimit të Burimeve  Njerëzore  në  Bashkinë  Berat në përfundim të verifikimit të kandidatëve për përmbushjen e kushtëve  për lëvizjen paralele dhe kërkesave të veçanta  të përcaktuara në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionin:

  • Drejtor Drejtorinë e Planifikimit Urban , Lejeve dhe Monitorimit të Investimeve

 Nuk ka kandidat që plotëson kushtet dhe kërkësat e veçanta  për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimi për lëvizjen paralele.