Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Vendimit nr. 243, datë18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” si dhe Vendimit të Komitetit të Përhershëm të Pranimit për Nivelin Ekzekutiv,AKEP përcjell fituesin për konkursin “pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive” për pozicionin Specialist i Çështjeve Ligjore për Komunikimet Elektronike dhe Postare, në Drejtorinë Juridike dhe Integrimit.

KOMITETI I PËRHERSHËM I PRANIMIT PËR NIVELIN EKZEKUTIV në përfundim të procedurës së konkurrimit duke vlerësuar dokumentacionin e dorëzuar nga kandidati, tezën me shkrim dhe intervistën me gojë të zhvilluar në AKEP shpall fitues të konkursit si më poshtë:

Z. Glorian Tusha fitues për pozicionin me 76 (shtatëdhjetë e gjashtë) pikë.