- Lëvizja paralele brenda të njëjtës kategori
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu II, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;
- a)Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin “këshilltar komisioni”, në Shërbimin e Komisioneve. Kategoria e pagës II-b.
b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
- Të kontribuojë për funksionimin sipas rregullave procedurale të veprimtarisë së komisioneve dhe këshillave parlamentare.
- Të ofrojë një shërbim me standard të lartë e profesionalizëm për anëtarët e komisioneve dhe procesin legjislativ në tërësi në përmirësimin e legjislacionit në përputhje me legjislacionin vendas dhe standardet e BE-së.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Të japë ndihmë të specializuar për komisionin, në përputhje me kërkesat e Rregullores së Kuvendit, dhe aktet nënligjore te dala ne zbatim te saj, për përgatitjen e kalendarit të punimeve të komisionit mbi bazën e programit dhe kalendarit të punimeve të Kuvendit.
- Të marrë pjesë në mbledhjet e komisionit dhe të ndjekë zhvillimin e tyre.
- Të përgatisë mendime, vlerësime dhe analiza, për Kryetarët e komisioneve dhe deputetët, lidhur me çdo projektligj, projektakt apo çështje të paraqitur për shqyrtim dhe diskutim në komisione dhe në Kuvend, për:
a)politikat/buxhetimin në fushën përkatëse si dhe përplasjet apo mbivendosjet që mund të kenë me politika të fushave të tjera,
b)eksperiencën e vendeve të tjera në këtë fushë,
c)zgjidhjet e ofruara si dhe problematikën që ato mund të kenë,
d)propozime për përmirësimin apo ndryshimin e tyre ne komisione.
- Të bëjë punë parapërgatitore për projektligjet apo me aktet e tjera që shqyrtohen në komision, të informojë drejtuesin e komisionit, si dhe anëtarët e tij, me qëllim që të bëhen përmirësimet e nevojshme.
- T’i japë asistencë teknike relatorit të projektligjit, duke i siguruar atij informacionin e nevojshëm për oponencën që do të bëjë për atë (ne këndvështrimin teknik apo te politikave te ndërmarra), për aktet e tjera normative apo edhe për çështje që do të diskutohen në Komision.
- Të mbledhë, të analizojë dhe të trajtojë njohjen e legjislacionit/politikave/buxhetimit, ne fushën e përgjegjësisë/së tij, si dhe çdo informacion tjetër me interes për Kuvendin.
- Të ndërtojë dhe të administrojë bazën e të dhënave për veprimtarinë e komisionit.
- Të bashkëpunojë me strukturat përkatëse në ministritë apo institucione qendrore për projektligjet e depozituara dhe që do të shqyrtohen në komision, për të marrë informacionin e duhur për përgatitjen e materialeve vlerësuese dhe analizuese.
- Të bashkëpunojë në vazhdimësi me Njësinë e Përafrimit të Legjislacionit, Shërbimin e Kërkimit Shkencor dhe Shërbimin e Marrëdhënieve dhe Monitorimit të Institucioneve ( me këtë të fundit për çështje të lidhura me institucione kushtetuese apo te pavarura të krijuara me ligj), me qëllim sigurimin e një informacioni më të gjerë, në funksion të punës për përmirësimin e politikave ne fushën e tij te përgjegjësisë, apo te projektligjeve qe paraqiten për shqyrtim në Kuvend.
- Të japë ndihmën teknike dhe të specializuar për përgatitjen e raportit që do të paraqitet në Kuvend për projektligjet që do të shqyrtohen në seancë plenare.
- Të ndjekë shqyrtimin e projektligjit dhe akteve të tjera në seancë plenare, bashkë me specialistët e Këshillit të Ministrave, të evidentojë e të mbajë shënim vërejtjet, amendimet që bëhen etj.
- Të ndjekë me kujdes, në bashkëpunim me këshilltarin jurist, zbardhjen e ligjit e akteve të tjera dhe të pasqyrojë me saktësi çdo shtesë e ndryshim që bëhet në tekstin e tij integral, dhe në bashkëpunim me redaktorët, t’i përgatisë ato dhe t’i dërgojë për firmë te drejtuesit e seancave plenare.
- Të ndjekë në bashkëpunim me këshilltarin jurist, procedurën e ligjit gjatë dekretimit, botimit në Fletoren Zyrtare dhe hyrjen e tij në fuqi dhe të informojë për çdo problem që del në këtë drejtim Drejtorin e Shërbimit.
Marrëdhëniet organizative
Këshilltari i komisionit është në varësi të drejtpërdrejtë nga drejtori i Shërbimit të Komisioneve, si dhe në varësi joadministrative nga kryetari i komisionit me të cilin bashkëpunon. Këshilltari i komisionit raporton në mënyrë të vazhdueshme te drejtori i Shërbimit të Komisioneve, si dhe te kryetarët e komisioneve me të cilët bashkëpunon.
Kërkesat e vendit të punës:
- Të ketë diplomë universitare DND; DIND ose Bachelor + Master profesional / shkencor, në jurisprudencë/shkenca politike/ekonomi, apo fusha te tjera sipas ekspertizës qe do te ofroje;
- Të ketë kryer edhe studime pasuniversitare, Master shkencor ne fushat e mësipërme;
- Të ketë përvoje pune dhe eksperiencë profesionale mbi 5 vjet;
- Të ketë aftësi për të kryer ekspertiza dhe studime në fushën përkatëse të politikave/legjislacionit/buxhetimit.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira mendimi teorik dhe strategjik.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi.
- Të ketë aftësi të punojë në grup dhe të punojë ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira në përdorimin e kompjuterit dhe programeve kompjuterike.
- Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj të BE-së.
c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
- të jetë nëpunës civil i konfirmuar në kategorinë e mesëm drejtuese;
- të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
- të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
Kërkesat e përgjithshme për këtë vend pune janë;
- Të jetë shtetas shqiptar.
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
- Të zotrojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
- Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.
Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;
- Të ketë diplomë universitare DND; DIND ose Bachelor + Master profesional / shkencor, në jurisprudencë/shkenca politike/ekonomi, apo fusha te tjera sipas ekspertizës qe do te ofroje;
- Të ketë përvoje pune dhe eksperiencë profesionale mbi 5 vjet;
- Të ketë aftësi për të kryer ekspertiza dhe studime në fushën përkatëse të politikave/legjislacionit/buxhetimit.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira mendimi teorik dhe strategjik.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi.
- Të ketë aftësi të punojë në grup dhe të punojë ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira në përdorimin e kompjuterit dhe programeve kompjuterike.
- Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj të BE-së.
ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit (Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi për aplikim në vendin vakant, një kopje të jetëshkrimit (C.V), fotokopje e diplomës, nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere atë duhet ta ketë të njëhësuar pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin, fotokopje e listës së notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar, një fotokopje e librezës së punës e plotësuar, vërtetim i gjendjes gjyqësore, çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme, fotokopje e letërnjoftimit, aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të mesëm drejtues dhe formularët vlerësimit të punës .
- d)Afati i dorëzimit të dokumentave është data09.2020, 10 (dhjetë) ditë kalendarike nga momenti i shpalljes në portal.
- dh)Në datën 28.09.2020, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listën e publikuar janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose e– mail.
Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
- e) Në datën 02.10.2020, do të shpallet lista e verifikimit të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin pas procesit ankimor nëse do të ketë ankesa (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listën e verifikimit janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.
ë) Konkurrimi- intervista me gojë do të bëhet në datën 05.10.2020, në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.
- f)Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.
- g)Kandidatët do të vlerësohen nga “Komiteti i Pranimit për Lëvizjen Paralele”(KPLP), i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë.Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë përvojën, 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv apo për vlerësimin e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer dhe 60 pikë për intervistën me gojë.
- gj) Njësia përgjegjëse (Burimet Njerëzore) do të njoftojnë kandidatët për rezultatin e konkurrimit, në mënyrë individuale në datën 06.10.2020.
Ankesat nga kandidatët për rezultatin e pikëve, paraqiten në Komitetin e Pranimit për Lëvizjen Paralele” (KPLP), brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
- i)Lista e fituesve me 70 pikë e lartë (70% të pikëve e lartë) do të shpallet,në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut në datën 10.2020 (pas procesit të ankimimit).
Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.
Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë së mesme drejtuese, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.
Nëse nga procedura e mësipërme nuk shpallet anjë fitues, konkurrimi do të vazhdojë me procedurë si më poshtë:
B- Ngritja në Detyrë.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu II, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;
- a)Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin “këshilltar komisioni”, në Shërbimin e Komisioneve. Kategoria e pages II-b.
b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
- Të kontribuojë për funksionimin sipas rregullave procedurale të veprimtarisë së komisioneve dhe këshillave parlamentare.
- Të ofrojë një shërbim me standard të lartë e profesionalizëm për anëtarët e komisioneve dhe procesin legjislativ në tërësi në përmirësimin e legjislacionit në përputhje me legjislacionin vendas dhe standardet e BE-së.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Të japë ndihmë të specializuar për komisionin, në përputhje me kërkesat e Rregullores së Kuvendit, dhe aktet nënligjore te dala ne zbatim te saj, për përgatitjen e kalendarit të punimeve të komisionit mbi bazën e programit dhe kalendarit të punimeve të Kuvendit.
- Të marrë pjesë në mbledhjet e komisionit dhe të ndjekë zhvillimin e tyre.
- Të përgatisë mendime, vlerësime dhe analiza, për Kryetarët e komisioneve dhe deputetët, lidhur me çdo projektligj, projektakt apo çështje të paraqitur për shqyrtim dhe diskutim në komisione dhe në Kuvend, për:
a)politikat/buxhetimin në fushën përkatëse si dhe përplasjet apo mbivendosjet që mund të kenë me politika të fushave të tjera,
b)eksperiencën e vendeve të tjera në këtë fushë,
c)zgjidhjet e ofruara si dhe problematikën që ato mund të kenë,
d)propozime për përmirësimin apo ndryshimin e tyre ne komisione.
- Të bëjë punë parapërgatitore për projektligjet apo me aktet e tjera që shqyrtohen në komision, të informojë drejtuesin e komisionit, si dhe anëtarët e tij, me qëllim që të bëhen përmirësimet e nevojshme.
- T’i japë asistencë teknike relatorit të projektligjit, duke i siguruar atij informacionin e nevojshëm për oponencën që do të bëjë për atë (ne këndvështrimin teknik apo te politikave te ndërmarra), për aktet e tjera normative apo edhe për çështje që do të diskutohen në Komision.
- Të mbledhë, të analizojë dhe të trajtojë njohjen e legjislacionit/politikave/buxhetimit, ne fushën e përgjegjësisë/së tij, si dhe çdo informacion tjetër me interes për Kuvendin.
- Të ndërtojë dhe të administrojë bazën e të dhënave për veprimtarinë e komisionit.
- Të bashkëpunojë me strukturat përkatëse në ministritë apo institucione qendrore për projektligjet e depozituara dhe që do të shqyrtohen në komision, për të marrë informacionin e duhur për përgatitjen e materialeve vlerësuese dhe analizuese.
- Të bashkëpunojë në vazhdimësi me Njësinë e Përafrimit të Legjislacionit, Shërbimin e Kërkimit Shkencor dhe Shërbimin e Marrëdhënieve dhe Monitorimit të Institucioneve ( me këtë të fundit për çështje të lidhura me institucione kushtetuese apo te pavarura të krijuara me ligj), me qëllim sigurimin e një informacioni më të gjerë, në funksion të punës për përmirësimin e politikave ne fushën e tij te përgjegjësisë, apo te projektligjeve qe paraqiten për shqyrtim në Kuvend.
- Të japë ndihmën teknike dhe të specializuar për përgatitjen e raportit që do të paraqitet në Kuvend për projektligjet që do të shqyrtohen në seancë plenare.
- Të ndjekë shqyrtimin e projektligjit dhe akteve të tjera në seancë plenare, bashkë me specialistët e Këshillit të Ministrave, të evidentojë e të mbajë shënim vërejtjet, amendimet që bëhen etj.
- Të ndjekë me kujdes, në bashkëpunim me këshilltarin jurist, zbardhjen e ligjit e akteve të tjera dhe të pasqyrojë me saktësi çdo shtesë e ndryshim që bëhet në tekstin e tij integral, dhe në bashkëpunim me redaktorët, t’i përgatisë ato dhe t’i dërgojë për firmë te drejtuesit e seancave plenare.
- Të ndjekë në bashkëpunim me këshilltarin jurist, procedurën e ligjit gjatë dekretimit, botimit në Fletoren Zyrtare dhe hyrjen e tij në fuqi dhe të informojë për çdo problem që del në këtë drejtim Drejtorin e Shërbimit.
c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
– të jetë nëpunës civil i konfirmuar;
-të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
-të përmbushë kriteret e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim;
Kërkesat e përgjithshme për këtë vend pune janë;
- Të jetë shtetas shqiptar.
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
- Të zotrojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
– Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.
Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;
- Të ketë diplomë universitare DND; DIND ose Bachelor + Master profesional / shkencor, në jurisprudencë/shkenca politike/ekonomi, apo fusha te tjera sipas ekspertizës qe do te ofroje;
- Të ketë përvoje pune dhe eksperiencë profesionale mbi 5 vjet;
- Të ketë aftësi për të kryer ekspertiza dhe studime në fushën përkatëse të politikave/legjislacionit/buxhetimit.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira mendimi teorik dhe strategjik.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi.
- Të ketë aftësi të punojë në grup dhe të punojë ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira në përdorimin e kompjuterit dhe programeve kompjuterike.
- Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj të BE-së.
ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit (Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi për aplikim në vendin vakant, një kopje të jetëshkrimit (C.V), fotokopje e diplomës, nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere atë duhet ta ketë të njëhësuar pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin, fotokopje e listës së notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar, një fotokopje e librezës së punës e plotësuar, vërtetim i gjendjes gjyqësore, çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme, fotokopje e letërnjoftimit, aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të mesëm drejtues dhe formularë
- d)Afati i dorëzimit të dokumentave është data10.2020
dh)Në 12.10.2020, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e vlerësimit plotësojnë kushtet minimale të ngritjes në detyrë dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose – maile.
-Ankesat nga kandidatët e skualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
- e)Konkurimi- testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të bëhet në datën10.2020, në mjediset e Kuvendit, në orën 12-00.
- f)Kandidatët do të vlerësohen ngaKomiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 20 pikë për dokumentacinin e dorëzuar (ekperience, trajnime, kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, si dhe 2 vlerësimet e fundit pozitive); 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë dhe 40 pikë për vlerësimin me shkrim.
- g)Lista e fituesve me 70 pikë e lartë do te njoftohet kandidatëve me telefon ose – maile.
Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
- gj)Shpallja e listës përfundimtare me emrat e fituesve do të bëhet: në portalin “Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut në datën 10.2020.