Në zbatim të nenit 21 dhe nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, pikës 24, të Kreut III, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 242, datë 18/03/2015, i ndryshuar si edhe Vendimit nr. 896, datë 06.08.2020 të Komisionit të Prokurimit Publik,Njësia e Burimeve Njerëzore në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve për pranim nga jashtë shërbimit civil dhe kritereve të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
- Inspektor, pranë Drejtorisë së Ankesave, në Komisionin e Prokurimit Publik-Kategoria: III-a
Kandidati/ët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:
- Alma Quku
- Armand Bano
- Esilia Tabaku
- Jovi Kamberi
- Vilma Kambellari
- Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 25.09.2020, ora 08:30, në ambientet e Komisionit të Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Pallati i Kongreseve, Kati I, Tiranë.
- Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 25.09.2020, ora 09:30, në ambientet e Komisionit të Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Pallati i Kongreseve, Kati I, Tiranë.