Kuvendi i Republikës së Shqipërisë – VENDE TE LIRA PUNE

NJOFTIM PËR VEND PUNE

A- Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”,  i ndryshuar,  Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se; në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në ““specialist arkive”, në Sektorin e Arkivës Parlamentare, pranë Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm.

Paga është e kategorisë III-b.

  1. b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
  • Të japë kontributin individual për realizimin e detyrave që lidhen me mbarëvajtjen e punës në Arkivin e Dokumentacionit Parlamentar.
  • Të ofrojë një shërbim profesional në përputhje me legjislacion arkivor. Të bëjë përpunimin tekniko-shkencor të dokumenteve parlamentare, në bazë të kritereve arkivore.
  • Të bëjë kompjuterizimin e dosjeve dhe të hartojë inventarin e vitit përkatës.
  • Të bëjë verifikimin, ekzistencën dhe cilësinë e sistemimit të dokumenteve parlamentare dhe t’i marrë ato në dorëzim.
  • Të ndihmojë në punën për shfrytëzimin e dokumenteve arkivore, me qëllim plotësimin e kërkesave operative dhe ato studimore, duke përgatitur mjetet e informacionit, si inventarë, rekorde kompjuterike etj.
  • Të kontrollojë çdo vit dosjet që kanë plotësuar afatin e ruajtjes dhe, në bashkëpunim me përgjegjësin e Arkivit, harton listat e veçimit.
  • Të bëjë verifikime të pjesshme dhe të herëpashershme për gjendjen fizike të dokumenteve dhe të njoftojë përgjegjësin e Arkivës, kur vërehen mangësi apo dëmtime të dokumenteve.
  • Të kryejë çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga përgjegjësi i Arkivës që lidhet me arkivimin e dokumentacionit dhe mbarëvajtjen e punës në Arkiv.
  1. c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
  1. të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda të njëjtës kategori për të cilën aplikon;
  2. të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  3. të ketë të paktën një vlerësim pozitiv;

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

  • Të ketë arsim të lartë
  • Te ketë eksperience pune ne fushën e arkivave/protokollit të paktën 3 vjet
  • Te ketë aftësi ne fushën e kërkimit dhe studimit;
  • Te ketë aftësi të komunikojë standarde të qarta dhe rezultate të pritshme duke ndihmuar stafin të realizoje detyrat e ngarkuara;
  • Te ketë aftësi te ndërtoje ekipin dhe te punoje ne ekip;
  • Te ketë aftësi te mira komunikimi.

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit (Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës, në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave, në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, vendimi i konfirmimit si nëpunës civil i kategorisë ekzekutive si dhe formularët 6 mujorë, të vlerësimit vjetor të punës, të gjashtëmujorit të dytë të 2019 si dhe  për gjashtëmujorin e pare të vitit 2020

  1. d)Pranimi i dokumentave do të bëhet deri nëdatën 17.09.2020
  2. dh)Në datën 18.09.2020do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e publikuar janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.

  1. e)Konkurimi- intervista me gojë do të bëhet09.2020 në mjediset e Kuvendit, në orën 10:00.

ë) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

  1. f)Kandidatët do të vlerësohen nga “Komisioni i brendshëm”, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë.Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin dhe 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë (dokumentacioni i dorëzuar, i ndarë:  20 pikë për eksperiencën, 10 pikë për trajnimet apo për kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për vlerësimet pozitive.)
  2. g)Njoftimi për fituesin do të bëhet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit në datën09.2020

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.

Nëse nuk ka një fitues, nga procedura e lëvizjes paralele, konkurrimi do të  vazhdojë sipas Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”.

B- Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil” , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se në Administratën e tij në Administratën e tij (1) një vend të lirë pune, në ““specialist arkive”, në Sektorin e Arkivës Parlamentare, pranë Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm

Paga është e kategorisë III-b.

  1. a)Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.
  2. b)Konkursi do të kalojë në këto faza: dorëzimi i dokumentacioni, brenda15 ditë kalendarike nga shpallja në Portalin SHKP; verifikimi i kandidatëve që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta – brenda 10 ditëve kalendarike nga përfundimi i afatit të dorëzimit dhe shpallja e listës së kandidatëve që kualifikohen për në fazën e dytë: testimin me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë.

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

  1. c)Konkurimi do të bëhetpër 1 (një) vend të lirë pune.

ç)  Kërkesat e përgjithshme  për këtë vend pune janë;

  1. Të jetë shtetas shqiptar.
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  3. Të zotrojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  5. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë  për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
  6. Ndaj tij të mos jetë marrë  masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

  • Të japë kontributin individual për realizimin e detyrave që lidhen me mbarëvajtjen e punës në Arkivin e Dokumentacionit Parlamentar.
  • Të ofrojë një shërbim profesional në përputhje me legjislacion arkivor. Të bëjë përpunimin tekniko-shkencor të dokumenteve parlamentare, në bazë të kritereve arkivore.
  • Të bëjë kompjuterizimin e dosjeve dhe të hartojë inventarin e vitit përkatës.
  • Të bëjë verifikimin, ekzistencën dhe cilësinë e sistemimit të dokumenteve parlamentare dhe t’i marrë ato në dorëzim.
  • Të ndihmojë në punën për shfrytëzimin e dokumenteve arkivore, me qëllim plotësimin e kërkesave operative dhe ato studimore, duke përgatitur mjetet e informacionit, si inventarë, rekorde kompjuterike etj.
  • Të kontrollojë çdo vit dosjet që kanë plotësuar afatin e ruajtjes dhe, në bashkëpunim me përgjegjësin e Arkivit, harton listat e veçimit.
  • Të bëjë verifikime të pjesshme dhe të herëpashershme për gjendjen fizike të dokumenteve dhe të njoftojë përgjegjësin e Arkivës, kur vërehen mangësi apo dëmtime të dokumenteve.
  • Të kryejë çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga përgjegjësi i Arkivës që lidhet me arkivimin e dokumentacionit dhe mbarëvajtjen e punës në Arkiv.
  1. dh)  Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;
  • Të ketë arsim të lartë
  • Te ketë eksperience pune ne fushën e arkivave/protokollit të paktën 3 vjet
  • Te ketë aftësi ne fushën e kërkimit dhe studimit;
  • Te ketë aftësi të komunikojë standarde të qarta dhe rezultate të pritshme duke ndihmuar stafin të realizoje detyrat e ngarkuara;
  • Te ketë aftësi te ndërtoje ekipin dhe te punoje ne ekip;
  • Te ketë aftësi te mira komunikimi.
  1. e)Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit.

ë) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 22.09.2020

  1. f)Në datën09.2020 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

  1. g)Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet njoftimeve në Portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit, faqen zyrtare të Kuvendit, telefon dhe e-mail.

gj)Konkurimi-testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë do të bëhet në datën 12.10.2020 në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

  1. h)Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë.Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: vlerësimi i jetëshkrimit – 15 pikë, intervista e strukturuar me gojë – 25 pikë dhe testimi me shkrim – 60 pikë.

-Pas përfundimit të vlerësimit të testit me shkrim, kur kandidati merr mbi 30 pikë e lart, ai kualifikohet për intervistën e strukturuar me gojë dhe vlerësimin e jetëshkrimit.

  1. i)Lista e fituesve me mbi 70 pikë ( mbi 70% të pikëve) do t’u njoftohet konkurentëve me telefon ose e-mail.
  2. j)Ankesat nga kandidatët fitues, paraqiten në Komitetin e Përhershëm të Pranimit, brenda5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
  3. k)Shpallja e listës përfundimtare të fituesve do të bëhet nëdatën 20.10.2020 në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.