KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR – VENDE TE LIRA PUNE

N j o f t i m për shpallje konkurrimi për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil, për kategorinë niveli i ulët drejtues.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar neni 26, pika 1 dhe pika 4 dheVKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Vendimit nr. 1, datë 21.02.2020 “Për planin vjetor të pranimit në shërbim civil për Këshillin e Lartë Gjyqësor për vitin 2020”, Urdhër nr.1, datë 06.05.2020Mbi hapjen e procedurës së pranimit në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, për kandidatët nga jashtë shërbimit civil”,  Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen konkurrimin për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil, për kategorinë niveli i ulët drejtues (të tre procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë), si më poshtë:

  • – 1 (një) vend, në pozicionin Shef i Sektorit të Suportit të Menaxhimit të Çështjeve, Drejtoria IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, Departamenti i Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit (Kategoria III-a, Niveli i Ulët Drejtues), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor

Për më tepër klikoni ne linkun e bashkangjitur : 1.Njoftim Shef Sektori i menaxhimit te ceshtjeve

  • 1 (një) vend, në pozicionin Shef i Sektorit të Standardeve dhe Infrastrukturës së IT, Drejtoria IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, Departamenti i Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit (Kategoria III-a, Niveli i Ulët Drejtues), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor

Për më tepër klikoni në linkun e bashkangjitur : SHPALLJE per pozicionin shef i sektorit te standardeve dhe infrast.IT