Bashkia Elbasan
NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE
Lloji i diplomës “Inxhinieri Ndërtimi” niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”
Bashkia Elbasan, në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 4, të Kreut IV, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, pas përfundimit të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për grupin e pozioneve:
- Specialist, Sektori i Planifikimit të Territorit dhe Hartimit të PDV dhe GIS, Drejtoria e Planifikimit të Territorit dhe Projekteve – Kategoria IIIB
Mbyllet për shkak të plotësimit me procedurën e lëvizjes paralele!
NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PËR NGRITJE NË DETYRË NË KATEGORINË E ULËT DHE TË MESME DREJTUESE
Përgjegjës, Sektori i Turizmit dhe Trashgimisë Kulturore në Drejtorinë e Politikave të Trashgimisë Kulturore, Turizmit dhe Sportit
Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 24, të Kreut III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Elbasan, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve për ngritjen në detyrë ose pranim në shërbimin civil dhe kritereve të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
- Përgjegjës, Sektori i Turizmit dhe Trashgimisë Kulturore në Drejtorinë e Politikave të Trashgimisë Kulturore, Turizmit dhe Sportit
Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:
- Denada Kristo
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 24.08.2020, ora 11:00, në ambientet e Bashkisë Elbasan.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 25.08.2020, ora 11:00, në ambjentet e Bashkisë Elbasan.