BASHKIA KLOS – SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të nenit 26, 32 e vijues të ligjit Nr.152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, dhe të Vendimit Nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të Kreut III, VIII të Vendimit nr. 118, datë 05/03/2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, ndryshuar me VKM nr. 388 datë 06.05.2015 “Për disa ndryshime dhe shtesa në VKM nr. 118, datë 05/03/2014”, Njësia e Menaxhimit të B.NJ. në Bashkinë Klos, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve për përmbushjen e kushteve për pranim në shërbimin civil, si dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionin:

  • Sekretar i Përgjithshëm ,Kategoria e pagës I-b

Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit janë:

1. Flamur Mira

A.Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 31.08.2020, ora 10:00 në ambientet e Bashkisë Klos.

B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 31.08.2020, ora 13:00 në ambientet e Bashkisë Klos.