BASHKIA LUSHNJE
NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK
PËR LËVIZJE PARALELE DHE PRANIM NE SHERBIMIN CIVIL (Specialist)
Lloji i diplomës “Inxhinieri, Ekonomik, Juridik” niveli minimal i diplomës “Bachelor/Master Shkencor/Profesional”
Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave,
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkine Lushnje në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e pranimit ne sherbimin civil.
NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK
PËR NGRITJE NË DETYRË
NË KATEGORINË E ULËT DHE TË MESME DREJTUESE
Pergjegjes ne Sektorin e Projektimit dhe Planifikimit te Territorit
Drejtoria e Mjedisit, Planifikimit dhe Kontrollit
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të Lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”,
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkine Lushnje, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se
– kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për procedurën e ngritjes në detyrë për pozicionin Pergjegjes ne Sektorin e Projektimit dhe Planifikimit te Territorit është
1.Alban Manoku
2.Ariola Dylia
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 12.08.2020 ora 11:30 në ambientet e Bashkise Lushnje.