Këshilli i Qarkut Vlore Shpallje Fituesi

Këshilli i Qarkut Vlore Shpallje Fituesi 

Në bazë të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM – së Nr. 118, datë 05.03.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND – së” i ndryshuar si dhe shpalljes Nr. 649 Prot, datë 15.05.2020 për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranim nga jashtë shërbimit civil në kategorinë e lartë drejtuese për pozicionin “Sekretar i Përgjithshëm”, institucioni i Këshillit të Qarkut Vlorë Ju bën me dije se:

 

  • Në përfundim të procedurave të konkurrimit për plotësimin e vendit të lirë për pozicionin “Sekretar i Përgjithshëm” në Këshillin e Qarkut Vlorë, në procedurën e pranimit të nëpunësve civilë të kategorisë së lartë drejtuese në institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore  sipas parashikimeve të nenit 32 të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Komiteti i Përhershëm i Pranimit shpall fitues për këtë pozicion:

    z. Klaud GJIPALI  me pikë në total 91 pikë nga 100 pikë maksimalja.