DREJTORIA E PËRGJITHSHME E ÇERDHEVE DHE KOPSHTEVE Vend i lirë pune

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E ÇERDHEVE DHE KOPSHTEVE VEND I LIRE PUNE

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, Bashkia Tiranë, në zbatim të organigramës miratuar me Urdhrin Nr. 25311/2, datë 29.06.2018. “Për Miratimin e Nivelit të Pagave të Punonjësve të Qëndrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Institucion në Varësi të Bashkisë së Tiranës”, sipas kategorizimit të pagave, në strukturën bashkëlidhur këtij urdhëri, Vendimit Nr. 19521/1, datë 16.05.2019, “Për miratimin e Rregullores për Organizimin, Funksionimin, Detyrat dhe Përgjegjësitë e administratës së Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, Urdhrit Nr. 4285/1, datë 28.01.2020 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Drejtorisë së Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë ”, VKB nr. 159, datë 26.12.2019 “Për emërtimin dhe miratimin e stemave të drejtorive të përgjithshme të punëtorëve të qytetit dhe Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, institucione në varësi të Bashkisë Tiranë”, shpallet 1 (një) vend i lirë pune për Përgjegjëse në Sektorin e Financës, DPÇK  Bashkia Tiranë (Kategoria/ Klasa III-a, Grupi 1).

Dokumentacioni i kërkuar në dosjen personale, në momentin që aplikanti shpallet fitues:

  1. CV
  2. Vërtetim banimi
  3. Çertifikatë personale dhe familjare
  4. Dëftesë/ Diplomë + listë notash (kopje të noterizuara)
  5. Çertifikata,kualifikime etj (nëse dispononi)
  6. Librezë pune origjinale
  7. Raport mjeko – ligjor
  8. Dëshmi penaliteti (deri në momentin e paisjes me dëshmi penaliteti, fotokopje të kuponit të aplikimit në postë)
  9. 2 fotografi
  10. Llogarie në Bankën Tirana

Disa nga detyrat që duhet të kryejë Përgjegjësja e Sektorit të Financës janë:

  1. Ushtron veprimtarinë në varësi të drejtëpërdrejtë të Drejtorit të Drejtorisë së Financë-
  2. Përgatit dhe paraqet për miratim tek Drejtori i linjës, planet e punës për Sektorin e Financës për periudhën vjetore, përgatit planet e punës mujore dhe raporton çdo muaj për realizimet.
  3. Organizon dhe drejton punën për funksionimin e kontabilitetit me qëllim ruajtjen dhe administrimin e vlerave materiale dhe monetare. Kontrollon dhe sugjeron mënyrën për mbajtjen dhe regjistrimin e veprimeve kontabël, kontrollon dokumentacionin shoqërues që vërteton kryerjen e ngjarjeve ekonomike për shpenzime dhe të ardhura, rakordon llogaritë ekonomike.
  4. Përgatit periodikisht, sipas orientimeve të veçanta, evidenca statistikore financiare për nevojat e brendshme të institucionit dhe/ose për INSTAT-in, mban akt-rakordime të vazhdueshme me të tretët, si Degën e Thesarit dhe/ose me Bashkinë e Tiranës, Degën e Buxhetit, Drejtorinë e Tatimeve etj.
  5. Me urdhër të Drejtorit, merr pjesë në grupet e kontrollit financiar dhe auditimit të brendshëm, bashkëpunon me Sektorin e Administrimit për ndjekjen dhe zbatimin e kontratave.
  6. Mban përgjegjësi të plotë për materialet, informacionet dhe evidencat ekonomike të hartuara.
  7. Ndjek, koordinon dhe kontrollon punën e përditshme të specialistëve në varësi, informon për ndryshimet në bazën ligjore dhe raporton tek Drejtori për problemet e konstatuara.

Për sa më sipër sqarojmë se:

Për pozicionin e punës si Përgjegjëse në Sektorin e Financës, duhen plotësuar kriteret e mëposhtme:

Të ketë arsimin I lartë ekonomik (Master i Shkencave).

Afati për dërgimin e CV- ve është deri më datë 27.07.2020.

* Aplikimi behet duke dërguar CV-në dhe kërkesën për punësim në pozicionin e dëshiruar tek e-mail: femijet@tirana.al.