Kuvendi i Shqipërisë SHPALLJE FITUESI
Lista e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “drejtor” në Shërbimin e Teknologjisë së Informacionit.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” Kreut II, pikave 12 dhe 13, po pubikojmë emrat e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “drejtor” në Shërbimin e Teknologjisë së Informacionit.
Për konkursin e shpallur për pozicionin “drejtor” në Shërbimin e Teknologjisë së Informacionit. brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 26.06.2020 nuk është paraqitur asnjë kandidatë.
Konkurimi do të vazhdojë me procedurën “Ngritja në detyrë”
Lista e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “redaktor për tekstet dhe aktet normative” në Shërbimi Juridik
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, Kreut IV “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 dhe Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreut VII, pikave 8 dhe 9, po publikojmë emrat e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “redaktor për tekstet dhe aktet normative” në Shërbimi Juridik.
Për konkursin e shpallur për pozicionin “redaktor për tekstet dhe aktet normative” në Shërbimi Juridik nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 24.06.2020 është: Znj. Alma KOLA
Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidati, konstaton se kandidatja plotëson kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën e lëvizjes paralele.
Konkurimi do të zhvillohet në datën 15.07.2020, ora 10:00 në mjediset e Kuvendit.
Lista e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “specialist i protokollit” në Sektorin e Protokollit.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, Kreut IV “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 dhe Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreut VII, pikave 8 dhe 9, po publikojmë emrat e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “specialist protokolli” në Sektorin e Protokollit.
Për konkursin e shpallur për pozicionin ““specialist protokolli” në Sektorin e Protokollit nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 23.06.2020 është:
1. Andi Serjanaj
Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidati, konstaton se kandidati plotëson kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën e lëvizjes paralele.
Konkurimi do të zhvillohet në datën 10.07.2020, ora 10:00 në mjediset e Kuvendit.