DREJTORIA E PËRGJITHSHME E ÇERDHEVE DHE KOPSHTEVE – VENDE TE LIRA PUNE

 Në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, Bashkia Tiranë, në zbatim të organigramës miratuar me Urdhrin Nr. 25311/2, datë 29.06.2018. “Për Miratimin e Nivelit të Pagave të Punonjësve të Qëndrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Institucion në Varësi të Bashkisë së Tiranës”, sipas kategorizimit të pagave, në strukturën bashkëlidhur këtij urdhëri, Vendimit Nr. 19521/1, datë 16.05.2019, “Për miratimin e Rregullores për Organizimin, Funksionimin, Detyrat dhe Përgjegjësitë e administratës së Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, si dhe Urdhrit Nr. 4285/1, datë 28.01.2020 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Drejtorisë së Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë ”, VKB nr. 159, datë 26.12.2019 “Për emërtimin dhe miratimin e stemave të drejtorive të përgjithshme të punëtorëve të qytetit dhe Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, institucione në varësi të Bashkisë Tiranë”, shpallen 2 (dy) vende të lira pune për;

  • Specialist I ( i parë) në Sektorin e Administrimit të Kopshteve, (Kategoria/ Klasa III-b, Grupi 1/2).

Dokumentacioni i kërkuar në dosjen personale, në momentin që aplikanti shpallet fitues:

  1. CV
  2. Vërtetim banimi
  3. Çertifikatë personale dhe familjare
  4. Dëftesë/ Diplomë + listë notash (kopje të noterizuara)
  5. Çertifikata,kualifikime etj (nëse dispononi)
  6. Librezë pune origjinale
  7. Raport mjeko – ligjor
  8. Dëshmi penaliteti (deri në momentin e paisjes me dëshmi penaliteti, fotokopje të kuponit të aplikimit në postë)
  9. 2 fotografi
  10. Nr. Llogarie në Bankën Tirana

Disa nga detyrat që duhet të kryejë Specialisti I, në Sektorin e Administrimit të Kopshteve janë:

 

  • Monitoron cilësinë e shërbimit dhe ndjek me përparësi mbarëvajtjen e punës në kopshte. Në rast të konstatimit të parregullsive dhe shkeljeve, mban procesverbale dhe i referon ato tek Përgjegjësi i Sektorit.
  • Monitoron aftësitë profesionale dhe zbatimin e kodit etik të mësuesit në kopshte, gjatë periudhës një vjeçare të provës.
  • Dokumenton në mënyrë periodike punën specifike me fëmijët me nevoja të veçanta.
  • Përpilon shkresa dhe materiale të ndryshme për dokumentimin dhe raportimin e punës në kopshte.
  • Përditëson informacionin lidhur me raportin mësues/fëmijë në kopshte, si dhe evidenton nevojat dhe problematikat ditore të hasura.
  • Monitoron zbatueshmërinë e detyrave funksionale të Drejtorit të Kopshteve.
  • Monitoron procesin e zbatimit të standarteve profesionale të formimit të mësuesit të arsimit parashkollor dhe i relaton ato tek Përgjegjësi i Sektorit.
  • Evidenton nevojat për ndërhyrje në infrastrukturën e kopshteve dhe i relaton ato në strukturat përkatëse.
  • Relaton te Përgjegjësi i Sektorit dhe dokumenton çdo muaj mbarëvajtjen e punës dhe cilësinë e shërbimit të ofruar në kopshte.
  • Mbledh dhe përpunon të dhëna, për efekt statistikor në kopshte dhe i dërgon ato në strukturat përkatëse në Bashkinë e Tiranës.

 

Për sa më sipër sqarojmë se:

 Për pozicionin e punës si Specialist I ( i parë) në Sektorin e Administrimit të Kopshteve, duhen plotësuar kriteret e mëposhtme:

-Të ketë mbaruar arsimin e lartë Parashkollor (Master).

 Afati për dërgimin e CV- ve është deri më datë 28.02.2020.