Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Mat, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
- Specialist i Burimeve Njerëzore në Sektorin e Burimeve Njerëzore, Bashkia Mat – Kategoria e pagës IV-a
Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit është:
1. Z. Elio Çup
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 21.02.2020, ora 10:00, në mjediset e Bashkisë Mat.
- Specialist i Projekteve në Sektorin e Projeketeve, Bashkia Mat – Kategoria e pagës IV-a
Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit është:
1. Z. Arjan Neli
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 21.02.2020, ora 10:00, në mjediset e Bashkisë Mat.
- Specialist i Protokollit dhe Arkivit në Sektorin e Protokollit dhe Arkivit, Bashkia Mat – Kategoria e pagës IV-a
Për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.
Njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e pranimit në shërbimin civil.
- Specialist i Sportit në Sektorin e Arsimit, Sportit dhe Kulturës pranë Drejtorisë së Shërbimeve Bashkiake, Bashkia Mat – Kategoria e pagës IV-a
Për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.
Njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e pranimit në shërbimin civil.
- Specialist i Turizmit në Sektorin e Turizmit, Trashëgimisë Historike dhe Arkeologjike, Bashkia Mat – Kategoria e pagës IV-a
Për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e pranimit në shërbimin civil.