NJOFTIM PËR VEND VAKANT TE NJE POZICIONI “SEKRETAR/E GJYQESORE/E” NE GJYKATEN ADMINISTRATIVE TE SHKALLES SE PARE SHKODER
Mbeshtetur në ligjin 7961 dt 12.07.1995 “Kodi Punë i RSH” i ndryshuar, ligjit nr.98/2016 “ Per organizimin e pushtetit gjyqësor ne RSH” neni 26, 54,56, UB Nr. 06 datë 04.02.2020, Gjykata Administrative e Shkalles se Pare Shkoder njofton per vend të lirë pune në pozicionin sekretar/e gjyqesorë/e. Ftohen të gjithë kandidatet/ët e interesuar për të aplikuar në pozicionin e sipërcituar. Kushtet (e përgjithshme dhe të veçanta) që duhet të plotësojë kandidati/ja për këtë pozicion janë:
- Te jetë shtetas/e shqiptare.
- të ketë zotësi të plotë për të vepruar
- të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse
- nëse vjen nga experience pune, të mos ketë masë disiplinore në fuqi
- të mos jetë i dënuar penalisht me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një
- vepre penale.
- Te jete njohës/e i/e mirë e përdorimit të kompjuterit
- të jetë diplomuar në “Drejtësi” sipas legjislacionit për arsimin e lartë në RSh në një nga fakultetet e drejtësisë, publike apo jopublike, të akredituara, brenda ose jashtë vendit;
(Diploma master eshte avantazh, me perparesi ajo e diplomimit ne fushen e se drejtes administrative)
- Të ketë përvojë prej të paktën një vit të njohur si praktikë profesionale ose çdo lloj përvoje tjetër profesionale që lidhet me gjykatën.
- Avantazh janë njohuri te gjuheve te huaja dhe kualifikime te tjera te kryera
Aplikantet/ët duhet të dorezojne kopje te ketyre dokumentave:
- Kërkesë me shkrim;
- Kopje e kartës së identitetit;
- Raport mjekësor;
- Diploma dhe lista e notave (të noterizuara);
- Libreza e punës e noterizuar;
- Curriculum vitae
- Vërtetim nga gjykata që nuk proçes penal;
- Vërtetim nga prokuroria që nuk ka proçedim penal;
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore ose Formular vetedeklarimi te gjendjes gjyqesore
- Kopje të kualifikimeve dhe specializimeve;
- Referencë vlerësim pune (nëse ka)
- Një dokument që vërteton se ka përvojë profesionale, ose çdo lloj përvoje tjetër profesionale që lidhet me gjykatën.
Të cilat mund të dorezohen me postë apo dorazi në adresen Gjykata Administrative e Shkalles se Pare Shkoder,L. “Qemal Stafa” , Rr. “Don Bosko” – Shkoder, Zyra e Kancelarit, deri me date; 20.02.2020.