Institucioni I Komisionerëve Publikë – VENDE TE LIRA PUNE

Institucioni i Komisionerëve Publikë, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 47, datë, 22.1.2020, “Për caktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2020, në njësitë  e qeverisjes qendrore”, shpall vendet vakante për pozicionet:

  • Një vend vakant për pozicionin “Teknik i mesëm” (me kontratë të përkohshme pune) në Drejtorinë Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse;
  • Një vend vakant për pozicionin “Sanitar” (me kontratë të përkohshme pune) në Drejtorinë Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse;

 

 

KUSHTET E POSAÇME

 

Kandidatë duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Të ketë kryer shkollën e mesme.
  • Të ketë një figure të pastër morale.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi.
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 5 vjet.

 

KUSHTE TË PËRGJITHSHME

Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për t’u pajisur me certifikate sigurie, sipas Vendimit të Këshillit Ministrave nr. 188, datë 4.3.2015.

Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 4 shkurt 2020 deri më  10 shkurt 2020 në një nga format e përcaktuara më poshtë:

  • Paraqitjes së kërkesës dorazi nga aplikanti nga data 4 shkurt deri 10 shkurt 2020, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë Institucionit të Komisionerëve Publikë, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr. 8,Tiranë, nga e hëna në të enjte, ora: 09:00-16:00 dhe të premten, ora 09:00-14:00.
  • Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës pranë Institucionit të Komisionerëve Publikë në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr. 8,Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 10 shkurt 2020 dhe të vërtetohet me fletëmandatin e lëshuar nga zyra postare.

 

Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon të mbyllura në zarf: 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme:

 

  • Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit dhe adresen postare;
  • Fotokopje e kartës së identitetit;
  • Fotokopje e diplomës së Shkollës së Mesme;
  • Fotokopje e librezës së punës;
  • Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal;
  • Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal (vërtetim  nga Gjykata, vërtetim nga Prokuroria, dëshmi e gjendjes gjyqësore).
  • Të tjera çertifikata kualifikimi

 

Kandidatët që plotësojnë kriteret formale dhe kanë depozituar dokumente të fotokopjuara, përpara intervistës i parashtrojnë Komitetit Ad-hoc dokumentet e njësuara ose ato origjinale.