KUVENDI
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM
Nr._____ Prot. Tiranë, më __ __ 2019
NJOFTIM PËR VEND PUNE
- Lëvizja paralele brenda të njëjtës kategori
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu II, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;
a)Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në “këshilltar”, në Shërbimin e Përafrimit të Legjislacionit. Kategoria e pagës II-b.
b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
- Të mbështesë në mënyrë efektive, me ekspertizë juridike, Kuvendin e Shqipërisë, në fushën e përafrimit të legjislacionit shqiptar me legjislacionin e Bashkimit Europian.
- Të japë mendimin e specializuar juridik të kërkuar nga Drejtori i Shërbimit të Përafrimit për çështje të përputhshmërisë së legjislacionit vendas me legjislacionin e BE-së.
- Të përgatisë mendime me shkrim për Kryetarin dhe deputetët e komisionit, për cdo projektligj, akt dhe projektvendim që i paraqiten Kuvendit për shqyrtim dhe miratim, i cili synon përafrim me instrumentat ligjore të BE, duke dhënë mendimin e tij për:
- Përafrimin e tyre me acquis communautaire të BE,
- shkallën e përputhshmërisë së tyre me pjesët e acquiss communautaire të BE;
- përmirësim të përcaktimeve dhe formulimeve të propozuara (duke patur në konsideratë instrumentin ligjor komunitar me te cilin synohet përputhshmëria).
- Të përgatisë mendim me shkrim për Kryetarin dhe deputetët e Komisionit edhe nëse projektligji nuk synon përafrim me legjislacionin e BE, duke dhënë vlerësime apo sugjerime për përafrimin e tij në pjesë të caktuara.
- Të bashkëpunojë dhe të bashkërendojë punën me këshilltarët e Komisioneve të Përhershme të Kuvendit dhe/ose këshilltarët Juristë për çështjet që lidhen me përafrimin e legjislacionit vendas me atë të BE-së.
- Të hartojë raporte përmbledhëse për ligjet e miratuara në Kuvend, të cilat përmbushin rekomandimet sipas standarteve dhe direktivave të BE-së.
- Këshilltari jurist raporton direkt te drejtori i Shërbimit të Përafrimit të Legjislacionit. Këshilltari jurist, gjithashtu, raporton sipas kërkesës edhe te drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Legjislativ dhe Sekretari i Përgjithshëm. Këshilltari jurist bashkëpunon me kryetarët e komisioneve parlamentare dhe këshilltarët e shërbimeve të tjera për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive.
- c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
- të jetë nëpunës civil i konfirmuar në kategorinë e mesme drejtuese;
- të ketë, dy vlerësimet e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
- ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.
Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;
- Të ketë diplomë universitare DND; DIND ose Bachelor + Master profesional / shkencor, në jurisprudencë, me shkeputje nga puna;
- Të ketë njohuri shumë të mira dhe ekspertizë në fushën e legjislacionit shqiptar dhe të legjislacionit të Bashkimit Evropian.
- Të ketë aftësi për të kryer ekspertiza dhe studime në fushën përkatëse të legjislacionit apo te acquiss communautaire te BE;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, koordinimi dhe menaxhimi.
- Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të BE
- Të ketë aftësi të punojë në grup dhe të punojë ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele.
ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit (Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi për aplikim në vendin vakant, një kopje të jetëshkrimit (C.V), fotokopje e diplomës, nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere atë duhet ta ketë të njëhësuar pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin, fotokopje e listës së notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar, një fotokopje e librezës së punës e plotësuar, vërtetim i gjendjes gjyqësore, çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme, fotokopje e letërnjoftimit, aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të mesëm drejtues dhe 2 formularët gjashtëmujor të vlerësimit të punës për vitin 2018.
- d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 04.2019 (10 (dhjetë) ditë kalendarike nga momenti i shpalljes në portal dhe faqen zyrtare të Kuvendit.
- dh) Në datën 02.05.2019 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e publikuar janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose e– mail.
Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
- e) Në datën 09.05.2019, do të shpallet lista e verifikimit të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin pas procesit ankimor (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e verifikimit janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.
ë) Konkurrimi- intervista me gojë do të bëhet në datën 10.05.2019 në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.
- f) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.
- g) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komiteti i Pranimit për Lëvizjen Paralele”(KPLP), i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë përvojën, 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv apo për vlerësimin e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer dhe 60 pikë për intervistën me gojë.
- gj) Njësia përgjegjëse (Burimet Njerëzore) do të njoftojnë kandidatët për rezultatin e konkurrimit, në mënyrë individuale në datën 10.05.2019
Ankesat nga kandidatët për rezultatin e pikëve, paraqiten në Komitetin e Pranimit për Lëvizjen Paralele” (KPLP), brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
- i) Lista e fituesve me 70 pikë e lartë (70% të pikëve e lartë) do të shpallet, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut në datën 05.2019 (pas procesit të ankimimit).
Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.
Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë së mesme drejtuese, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.
Në se nga procedura e mësipërme nuk shpallet asnjë fitues, konkurrimi do të vazhdojë me procedurë si më poshtë:
B- Ngritja në Detyrë.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26, pika 4 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu III “Ngritja në detyrë”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;
Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin “këshilltar”, në Shërbimin e Përafrimit të Legjislacionit. Kategoria e pagës II-b.
b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
- Të mbështesë në mënyrë efektive, me ekspertizë juridike, Kuvendin e Shqipërisë, në fushën e përafrimit të legjislacionit shqiptar me legjislacionin e Bashkimit Europian.
- Të japë mendimin e specializuar juridik të kërkuar nga Drejtori i Shërbimit të Përafrimit për çështje të përputhshmërisë së legjislacionit vendas me legjislacionin e BE-së.
- Të përgatisë mendime me shkrim për Kryetarin dhe deputetët e komisionit, për cdo projektligj, akt dhe projektvendim që i paraqiten Kuvendit për shqyrtim dhe miratim, i cili synon përafrim me instrumentat ligjore të BE, duke dhënë mendimin e tij për:
- Përafrimin e tyre me acquis communautaire të BE,
- shkallën e përputhshmërisë së tyre me pjesët e acquiss communautaire të BE;
- përmirësim të përcaktimeve dhe formulimeve të propozuara (duke patur në konsideratë instrumentin ligjor komunitar me te cilin synohet përputhshmëria).
- Të përgatisë mendim me shkrim për Kryetarin dhe deputetët e Komisionit edhe nëse projektligji nuk synon përafrim me legjislacionin e BE, duke dhënë vlerësime apo sugjerime për përafrimin e tij në pjesë të caktuara.
- Të bashkëpunojë dhe të bashkërendojë punën me këshilltarët e Komisioneve të Përhershme të Kuvendit dhe/ose këshilltarët Juristë për çështjet që lidhen me përafrimin e legjislacionit vendas me atë të BE-së.
- Të hartojë raporte përmbledhëse për ligjet e miratuara në Kuvend, të cilat përmbushin rekomandimet sipas standarteve dhe direktivave të BE-së.
- Këshilltari jurist raporton direkt te drejtori i Shërbimit të Përafrimit të Legjislacionit. Këshilltari jurist, gjithashtu, raporton sipas kërkesës edhe te drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Legjislativ dhe Sekretari i Përgjithshëm. Këshilltari jurist bashkëpunon me kryetarët e komisioneve parlamentare dhe këshilltarët e shërbimeve të tjera për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive.
c)Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
- të jetë nëpunës civil i konfirmuar, në nivelin “nëpunës civil i kategorisë së ulët drejtuese”;
- ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji
- të ketë, dy vlerësimet e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;
- Të ketë diplomë universitare DND; DIND ose Bachelor + Master profesional / shkencor, në jurisprudencë, me shkeputje nga puna;
- Të ketë njohuri shumë të mira dhe ekspertizë në fushën e legjislacionit shqiptar dhe të legjislacionit të Bashkimit Evropian.
- Të ketë aftësi për të kryer ekspertiza dhe studime në fushën përkatëse të legjislacionit apo te acquiss communautaire te BE;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, koordinimi dhe menaxhimi.
- Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të BE
- Të ketë aftësi të punojë në grup dhe të punojë ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele.
ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit (Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi për aplikim në vendin vakant; një kopje të jetëshkrimit( C.V); vendimin e konfirmimit si nëpunës civil; fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit dhe aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të ulët drejtues, formularët e vlerësimit për dy 6-mujorët e vitit 2018.
- d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 05.2019
dh)Në 17.05.2019. do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e vlerësimit plotësojnë kushtet minimale të ngritjes në detyrë dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose – maile.
-Ankesat nga kandidatët e skualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
- e) Konkurimi- testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të bëhet në datën 05.2019 në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.
- f) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 20 pikë për dokumentacinin e dorëzuar (ekperience, trajnime, kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, si dhe 2 vlerësimet e fundit pozitive); 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë dhe 40 pikë për vlerësimin me shkrim.
- g) Lista e fituesve me 70 pikë e lartë do te njoftohet kandidatëve me telefon ose – maile.
Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
- gj) Shpallja e listës përfundimtare me emrat e fituesve do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut në datën 06.2019. Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.
NJOFTIM PËR VEND PUNE
- Lëvizja paralele brenda të njëjtës kategori
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu II, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;
a)Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në “këshilltar”, në Shërbimin e Monitorimit të Institucioneve. Kategoria e pagës II-b.
b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
- Të ofrojë ndihmë teknike dhe ligjore për organet e Kuvendit në bashkëpunim me struktura të tjera të administratës për ushtrimin e funksionit të mbikëqyrjes dhe kontrollit parlamentar, si dhe për realizimin e vendimmarrjes në këtë drejtim.
- Të mbledhë dhe përpunojë informacionin lidhur me institucionet e pavarura, sipas ndarjes së punës në departament, dhe të bashkëpunojë me strukturat e tjera të administratës dhe drejtuesin e shërbimit për vënien në dispozicion të informacionit të nevojshëm organeve të Kuvendit, të cilat ushtrojnë kontrollin parlamentar.
- Të përgatisë për organet e Kuvendit dokumentacionin e nevojshme, para dhe gjatë procedurës së ushtrimit të funksionit të kontrollit parlamentar.
- Të përgatisë dhe paraqesë për miratim korrespondencën e nevojshme midis Kuvendit dhe organeve të pavarura kushtetuese ose të krijuara me ligj, ndaj të cilave ushtrohet kontrolli parlamentar.
- Të mbajë kontakte të vazhdueshme me institucionet, që i nënshtrohen kontrollit parlamentar, të marrë informacionin e nevojshëm dhe në mënyrë të vazhdueshme produktet e veprimtarisë së tyre, si dhe të përgatisë materiale informuese ose raporte, të cilat ia paraqet për shqyrtim drejtorit të shërbimit.
- Të ndjekë të gjitha mbledhjet e komisioneve, kur kanë si objekt veprimtarinë e kontrollit parlamentar mbi zbatimin e ligjit.
- Të kryejë vlerësime, studime dhe përgjithësime lidhur me efektet e legjislacionit, në përgjithësi dhe në fushat që mbulojnë organet e pavarura që monitorohen nga Kuvendi, të cilat ia paraqet drejtorit të shërbimit, që vendos për ecurinë e mëtejshme.
- Të kryejë vlerësime, studime dhe përgjithësime lidhur me nxjerrjen e akteve nënligjore, sipas përcaktimit të legjislacionit. Të verifikojë veçanërisht nëse aktet nënligjore janë nxjerrë nga organet e përcaktuara në ligj, brenda kohës së përcaktuar dhe në zbatim të ligjit ( në përputhje me frymën dhe germën e ligjit).
- Të studiojë materialet raportuese ose informuese që i janë dërguar Kuvendit dhe të përgatisë, një material përmbledhësi informues për drejtorin e shërbimit, zgjidhjet përkatëse lidhur me problemet që evidentohen në fushën e legjislacionit.
- Të ndihmojë organet përkatëse të Kuvendit për organizimin dhe zhvillimin e seancave të raportimit dhe informimit, duke sugjeruar çështjet ligjore që kanë paqartësi.
- Të mbajë kontakte me organet e pavarura kushtetuese dhe ato të krijuara me ligj dhe të ndihmojë për të përcjellë pranë organeve të Kuvendit shqetësimet e tyre lidhur me përmirësimin e legjislacionit.
- Të mbajë kontakte me grupet e interesit, të marrë në konsideratë sugjerimet e tyre në lidhje me përmirësimin e legjislacionit dhe të rekomandojë zhvillimin e seancave dëgjimore me këto grupe.
- c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
- të jetë nëpunës civil i konfirmuar në kategorinë e mesme drejtuese;
- të ketë, dy vlerësimet e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
- ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.
Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;
- Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master Shkencor, në jurisprudencë/inxhinieri elektronike ose ekonomi-finance, me shkëputje nga puna;
- Të ketë ekspertizë dhe eksperiencë profesionale jo më pak se 3 vjet në fushën e legjislacionit ose atë ekonomike;
- Të ketë aftësi shumë të mira mendimi teorik dhe strategjik;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi;
- Të zotërojë dëshmi të paktën në një gjuhë të BE.
ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit (Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi për aplikim në vendin vakant, një kopje të jetëshkrimit (C.V), fotokopje e diplomës, nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere atë duhet ta ketë të njëhësuar pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin, fotokopje e listës së notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar, një fotokopje e librezës së punës e plotësuar, vërtetim i gjendjes gjyqësore, çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme, fotokopje e letërnjoftimit, aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të mesëm drejtues dhe 2 formularët gjashtëmujor të vlerësimit të punës për vitin 2018.
- d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 04.2019 (10 (dhjetë) ditë kalendarike nga momenti i shpalljes në portal dhe faqen zyrtare të Kuvendit.
- dh) Në datën 02.05.2019 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e publikuar janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose e– mail.
Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
- e) Në datën 09.05.2019, do të shpallet lista e verifikimit të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin pas procesit ankimor (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e verifikimit janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.
ë) Konkurrimi- intervista me gojë do të bëhet në datën 14.05.2019 në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.
- f) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.
- g) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komiteti i Pranimit për Lëvizjen Paralele”(KPLP), i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë përvojën, 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv apo për vlerësimin e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer dhe 60 pikë për intervistën me gojë.
- gj) Njësia përgjegjëse (Burimet Njerëzore) do të njoftojnë kandidatët për rezultatin e konkurrimit, në mënyrë individuale në datën 15.05.2019
Ankesat nga kandidatët për rezultatin e pikëve, paraqiten në Komitetin e Pranimit për Lëvizjen Paralele” (KPLP), brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
- i) Lista e fituesve me 70 pikë e lartë (70% të pikëve e lartë) do të shpallet, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut në datën 05.2019 (pas procesit të ankimimit).
Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 042278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.
Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë së mesme drejtuese, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.
Në se nga procedura e mësipërme nuk shpallet asnjë fitues, konkurrimi do të vazhdojë me procedurë si më poshtë:
B- Ngritja në Detyrë.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26, pika 4 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu III “Ngritja në detyrë”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;
Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin “këshilltar”, në Shërbimin e Monitorimit të Instucioneve.. Kategoria e pagës II-b.
b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
- Të ofrojë ndihmë teknike dhe ligjore për organet e Kuvendit në bashkëpunim me struktura të tjera të administratës për ushtrimin e funksionit të mbikëqyrjes dhe kontrollit parlamentar, si dhe për realizimin e vendimmarrjes në këtë drejtim.
- Të mbledhë dhe përpunojë informacionin lidhur me institucionet e pavarura, sipas ndarjes së punës në departament, dhe të bashkëpunojë me strukturat e tjera të administratës dhe drejtuesin e shërbimit për vënien në dispozicion të informacionit të nevojshëm organeve të Kuvendit, të cilat ushtrojnë kontrollin parlamentar.
- Të përgatisë për organet e Kuvendit dokumentacionin e nevojshme, para dhe gjatë procedurës së ushtrimit të funksionit të kontrollit parlamentar.
- Të përgatisë dhe paraqesë për miratim korrespondencën e nevojshme midis Kuvendit dhe organeve të pavarura kushtetuese ose të krijuara me ligj, ndaj të cilave ushtrohet kontrolli parlamentar.
- Të mbajë kontakte të vazhdueshme me institucionet, që i nënshtrohen kontrollit parlamentar, të marrë informacionin e nevojshëm dhe në mënyrë të vazhdueshme produktet e veprimtarisë së tyre, si dhe të përgatisë materiale informuese ose raporte, të cilat ia paraqet për shqyrtim drejtorit të shërbimit.
- Të ndjekë të gjitha mbledhjet e komisioneve, kur kanë si objekt veprimtarinë e kontrollit parlamentar mbi zbatimin e ligjit.
- Të kryejë vlerësime, studime dhe përgjithësime lidhur me efektet e legjislacionit, në përgjithësi dhe në fushat që mbulojnë organet e pavarura që monitorohen nga Kuvendi, të cilat ia paraqet drejtorit të shërbimit, që vendos për ecurinë e mëtejshme.
- Të kryejë vlerësime, studime dhe përgjithësime lidhur me nxjerrjen e akteve nënligjore, sipas përcaktimit të legjislacionit. Të verifikojë veçanërisht nëse aktet nënligjore janë nxjerrë nga organet e përcaktuara në ligj, brenda kohës së përcaktuar dhe në zbatim të ligjit ( në përputhje me frymën dhe germën e ligjit).
- Të studiojë materialet raportuese ose informuese që i janë dërguar Kuvendit dhe të përgatisë, një material përmbledhësi informues për drejtorin e shërbimit, zgjidhjet përkatëse lidhur me problemet që evidentohen në fushën e legjislacionit.
- Të ndihmojë organet përkatëse të Kuvendit për organizimin dhe zhvillimin e seancave të raportimit dhe informimit, duke sugjeruar çështjet ligjore që kanë paqartësi.
- Të mbajë kontakte me organet e pavarura kushtetuese dhe ato të krijuara me ligj dhe të ndihmojë për të përcjellë pranë organeve të Kuvendit shqetësimet e tyre lidhur me përmirësimin e legjislacionit.
- Të mbajë kontakte me grupet e interesit, të marrë në konsideratë sugjerimet e tyre në lidhje me përmirësimin e legjislacionit dhe të rekomandojë zhvillimin e seancave dëgjimore me këto grupe.
c)Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
- të jetë nëpunës civil i konfirmuar, në nivelin “nëpunës civil i kategorisë së ulët drejtuese”;
- ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.
- të ketë, dy vlerësimet e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;
- Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master Shkencor, në jurisprudencë/inxhinieri elektronike ose ekonomi-finance, me shkëputje nga puna;
- Të ketë ekspertizë dhe eksperiencë profesionale jo më pak se 3 vjet në fushën e legjislacionit ose atë ekonomike;
- Të ketë aftësi shumë të mira mendimi teorik dhe strategjik;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi;
- Të zotërojë dëshmi të paktën në një gjuhë të BE.
ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit (Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi për aplikim në vendin vakant; një kopje të jetëshkrimit( C.V); vendimin e konfirmimit si nëpunës civil; fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit dhe aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të ulët drejtues, formularët e vlerësimit për dy 6-mujorët e vitit 2018.
- d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 05.2019
dh)Në 20.05.2019. do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e vlerësimit plotësojnë kushtet minimale të ngritjes në detyrë dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose – maile.