Programet e Tregut të Punës (Nxitjes së Punësimit)

Programet e Tregut të Punës (Nxitjes së Punësimit)

Programet e Nxitjes së Punësimit

Nxitja e punësimit është ndër programet aktive i cili nëpërmjet sigurimit të punësimit të përkohshem apo afatgjatë ndikon në kërkesën për punë duke reflektuar drejtpërsëdrejti në uljen e papunësisë. Përmes këtij programi Zyrat e Punësimit ndërhyjnë realisht për të nxitur dhe mbështetur krijimin e vendeve të reja të punës duke bashkëpunuar me punëdhënësit dhe nëpërmjet subvencionimit të tyre.

Këto programe janë në kuadrin e politikave qeveritare të fokusuara në masat aktive për uljen e papunësisë. Programet  aktualisht sot aplikohen mbështetur në disa VKM të ndryshme .

Klikoni linqet e mëposhtëm për më shumë detaje për aplikim:

Ligji i Nxitjes së Punësimit

Formular aplikimi për punëdhënësin

Shënim: Formulari duhet të plotësohet ne portalin e-albania, dhe i dergohet në Drejtorive Rajonale dhe Vendore të Punësimit.

Programi i Pagesës së Papunësisë

Programi i pagesës së papunësisë janë pjesë e politikave shtetërore të punësimit të cilat sigurojnë mbështetjen me të ardhura të të papunëve në momentin e daljes së tyre si të tillë, duke synuar krijimin e kushteve për rikthimin e tyre në tregun e punës.

Programi i Pagesës së Papunësisë synojnë të mbështesë financiarisht të gjithë punëkërkuesit e papunë në rast papunësie për shkak të shkurtimit të vendit të punës, ndërprerjes së kontratës së punës, falimentimit të ndërmarrjes, etj. Duke lehtësuar sadopak përpjekjet e tyre drejt punësimit.

Klikoni linkun e mëposhtëm për më shumë detaje:

Pagesa e Papunësisë në mbështetje të tregut të punës