Sqarime

Sqarime

 
 I. Kushtet e përdorimit

I nderuar vizitor, duhet të lexoni me kujdes kushtet e përdorimit dhe kushtet vijuese te shërbimit para se të vizitoni apo përdorni këtë faqe interneti dhe shërbimet e ofruara nga ne. Përndryshe prezumohet se i pranoni ato dhe pajtoheni me to. Kushtet e mëposhtme të përdorimit zbatohen për të gjithë përmbajtjen duke përfshirë te gjithë faqet e internetit tonë.
Shërbimi Kombëtar i Punësimit (SHKP) në çdo kohë mund të modifikojë termat dhe kushtet pa njoftim, dhe përdoruesit / vizitorët e kane të nevojshëm të kontrollojnë në çdo kohë për çdo ndryshim dhe të pranojnë termat dhe kushtet e ndryshuara. Përndryshe, ata nuk duhet të përdorin dhe vizitojnë faqen tonë të internetit.

Shërbimi Kombëtar i Punësimit siguron çdo përdorues së të dhënave që mbërrijnë në bazën e të dhënave të saj i siguron me sistemin e sigurisë me te larte dhe njëkohësisht është e përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të çdo veprimi të lidhur me të dhënat e perdoruesve, ashtu siç edhe përcaktohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji në fuqi (Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012) “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe aktet nënligjore në plotësim”. Përdorimi i nënshtrohet dispozitave të legjislacionit të brendshëm, dispozitave të së drejtës evropiane dhe dispozitave përkatëse ndërkombëtare, që interpretohen në përputhje me rregullat e mirëbesimit, moralit dhe qëllimit ekonomik dhe social të drejtë. Nëse ndonjë dispozitë gjykohet të jetë në kundërshtim me ligjin e si rrjedhim e pavlefshme, automatikisht quhet e shfuqizuar, por ky fakt në asnjë mënyrë nuk duhet të ndikojë vlefshmërinë e kushteve të tjera.

PUNËKËRKUES

PUNËKËRKUES

Informacione dhe këshillim. Udhëzime për punësim. Pjesëmarrje në një trajnim. Shërbime të tjera ndërmjetësimi.
LEXO MË SHUMË

PUNËDHËNËS

PUNËDHËNËS

Publikimi i vendeve të lira. Shërbime profesionale rekrutimi. Mbështetje për punësim (programe të nxitjes së punesimit) Kontakte në vazhdim.
LEXO MË SHUMË

ARSIMI DHE FORMIMI PROFESIONAL

TRAINIME

Kërkoni për të përmirësuar aftesitë tuaja profesionale? Merrni pjesë në kurset tona të formimit profesional në dhjetë qendra në të gjithë Shqipërine.
LEXO MË SHUMË