Categories
Njoftime

PROGRAMI I VETËPUNËSIMIT PËR VITIN 2022

Në zbatim të Programit të Qeverisë, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për aplikimin në Programet e Nxitjes së Punësimit, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA), në Buletinin e Njoftimeve Publike, Nr.50, datë 19.04.2022, njoftoi për hapjen e aplikimeve për programet e Nxitjes së Punësimit për vitin 2022, me fondin prej 550 milion lekë, të akorduar nga Buxheti i shtetit.
Në zbatim të VKM 348, datë 29.04.2020, “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të nxitjes së punësimit, nëpërmjet vetëpunësimit”, Kreu III, “Rregullat dhe procedurat për përfitimin e programit të vetëpunësimit” pika 1, AKPA, nëpërmjet strukturave të saj, hap shpalljen e thirrjes ku fton të gjithë punëkërkuesit e papunë e regjistruar në Zyrat Vendore të Punësimit, që kanë një ide biznesi, të marrin pjesë në këtë program.
Afati i aplikimit në programin e Vetëpunësimit për të gjithë punëkërkuesit e papunë të regjistruar në Zyrat Vendore të Punësimi është 30 (tridhjetë) ditë kalendarike nga data e shpalljes së thirrjes në Buletinin e Njoftimeve Publike.

Aplikuesi duhet të plotësojë këto kritere:


1. Është punëkërkues i papunë i regjistruar në strukturën vendore të punësimit;
2. Ka një ide biznesi e cila nuk është në kundërshtim me kriteret e konkurrueshmërisë, të përcaktuara në dispozitat e Kodit të Punës, dhe që deklarohet në bazë të një formulari të posaçëm.

Aplikimi do të bëhet në portalin puna.gov.al, në adresën:
 
https://puna.gov.al/profili/punekerkues/programVetepunesimi

 

 Shpallur në Buletinin Nr. 129 datë 19 Shtator 2022 të  Agjencisë së Prokurimit Publik

 

Categories
Njoftime

Njoftim për shpalljen për aplikim në zbatim të VKM-së Nr. 535, datë 08.07.2020

NJOFTIM

Në zbatim të VKM-së Nr.535, datë 08.07.2020 “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të punëve publike në komunitet”, Kreu V, “Rregullat dhe procedurat për zbatimin”, pika 1 dhe 2 “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive pas miratimit nga MFE, të “Shpërndarjes së fondeve dhe pjesëmarrësve në Programet e Nxitjes së Punësimit për vitin 2022“ me shkresë nr.485/1 prot, datë 06.04.2022, nëpërmjet  strukturave të saj, publikon informacionin e nevojshëm në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe me platforma të tjera” dhe pika 2 “Në fillim të çdo shpalljeje për aplikim, AKPA harton dhe publikon termat e referencës, së bashku me kriteret e aplikimit dhe të vlerësimit sipas këtij vendimi, fushat dhe vlerat e financimit, si dhe afatet dhe procedurën e aplikimit. AKPA në varësi të programit që do të financohet, përcakton dhe miraton kriteret e veçanta të cilat përfshihen në dokumentat e konkurimit dhe shpallen publikisht”.

AKPA njofton Shpalljen për Aplikim në Programin e Punëve Publike në Komunitet sipas Kreut III “Kriteret e Aplikimit”,  pika 4, Punëdhënësit , të regjistruar në zyrën e punës, me të drejtë përfitimi në këtë program janë:

  1. organizata jofitim prurëse:
  2. organizata të shoqërisë civile;
  3. biznese sociale/ sipërmarrje sociale/ ndërrmarrje sociale;
  4. institucione publike.

Afati për të aplikuar dhe dorëzuar dokumentacionin për të gjithë punëdhënësit e interesuar fillon nga data e publikimit të Njoftimit në Buletinin e Njoftimeve Publike të APP-së.

Dokumentacioni do të dorëzohet në protokollin e Drejtorisë Rajonale të AKPA-s.

Shkarkoni: termat e referencës për “Programin e Punëve Publike në Komunitet”.

Categories
Njoftime

Programet e nxitjes së punësimit për vitin 2022

NJOFTIM

Në zbatim të Ligjit Nr. 15/2019 “Për nxitjen e punësimit”, paketës ligjore për zbatimin e programeve të nxitjes së punësimit, Programit të Qeverisë, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për aplikimin në programet aktive të tregut të punës, për vitin 2022 nga Buxheti i Shtetit është akorduar fondi prej 550 milion lekë për programet e nxitjes së punësimit.

Mbështetur në miratimin e planifikimit dhe shpërndarjes së fondeve dhe të treguesve të monitorueshëm për programet e nxitjes së punësimit për vitin 2022, të përgatitur nga AKPA dhe miratuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë me shkresë nr.485/1 prot, datë 06.04.2022 të “Shpërndarjes së fondeve dhe pjesëmarrësve në Programet e Nxitjes së Punësimit për vitin 2022“

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive hap aplikimet për programet e nxitjes së punësimit për vitin buxhetor 2022 duke njoftuar të gjithë punëdhënësit e interesuar.

Aplikimi online në portalin e-albania për VKM Nr.17, datë 15.01.2020 dhe VKM Nr. 608, datë 29.07.2020

• Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.17, datë 15.01.2020 “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programeve të nxitjes së punësimit nëpërmjet punësimit, formimit në punë dhe praktikave profesionale”i ndryshuar;

• Vendimit Nr. 608, datë 29.07.2020 “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të nxitjes së punësimit të personave të dalë të papunë si pasojë e COVID-19”, i ndryshuar.

Aplikimi online  në portalin https://puna.gov.al/profili/punedhenes/nxitjaPunesimit  për VKM Nr.535, datë 08.07.2020 ose në zyrat përkatësë të institucionit përgjegjës për punësim dhe aftësitë në programet sipas VKM-ve si më poshtë:

• Vendimit Nr. 535, datë 8.7.2020 “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e Programit të Punëve Publike në Komunitet”.

Aplikimi online  në portalin https://puna.gov.al/profili/punekerkues/programVetepunesimi për VKM Nr.348, datë 29.04.2020 ose në zyrat përkatësë të institucionit përgjegjës për punësim dhe aftësitë në programet sipas VKM-ve si më poshtë:

• Vendimit Nr. 348, datë 29.4.2020 “ Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të nxitjes nëpërmjet Vetëpunësimit”;

Afati për të aplikuar dhe dorëzuar dokumentacionin për të gjithë punëdhënësit e interesuar fillon nga data 19.04.2022, e publikimit të Njoftimit në Buletinin e Njoftimeve Publike të APP-së.

Bashkëlidhur gjeni : Publikimi në Buletinin e Njoftimeve Publike të APP-së

Bashkëlidhur gjeni “Shpërndarja e Fondit dhe pjesëmarrësve në Programet e Nxitjes së Punëimit për vitin 2022”.

Categories
Njoftime

LISTAT E PUNËKËRKUESVE TË PAPUNË, TË KUALIFIKUAR DHE TË S’KUALIFIKUAR PËR PROGRAMIN E VETËPUNËSIMIT, VITI 2021

Në zbatim të Ligjit Nr.15/2019 ”Për nxitjen e Punësimit”, Vendimit Nr. 348, datë 29.4.2020 “ Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të nxitjes nëpërmjet Vetëpunësimit”, publikohen listat e punëkërkuesve të papunë të kualifikuar dhe të s’kualifikuar në procedurën për përfitimin e grantit sipas Drejtorive Rajonale të AKPA-s.

Drejtoria Rajonale AKPA DIBËR

Drejtoria Rajonale AKPA DURRËS

Drejtoria Rajonale AKPA ELBASAN

Drejtoria Rajonale AKPA FIER

Drejtoria Rajonale AKPA GJIROKASTËR

Drejtoria Rajonale AKPA KORÇË

Drejtoria Rajonale AKPA KUKËS

Drejtoria Rajonale AKPA LEZHË

Drejtoria Rajonale AKPA SHKODËR

Drejtoria Rajonale AKPA VLORË

Drejtoria Rajonale AKPA TIRANË

Categories
Njoftime

PROGRAMI I VETËPUNËSIMIT PËR VITIN 2021

Në zbatim të Programit të Qeverisë Shqiptare dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për aplikimin në Programet e Nxitjes së Punësimit, AKPA në Buletinin e Njoftimeve Publike të APP  Nr.45 datë 29.03.2021, ka njoftuar në lidhje me fondin e akorduar nga Buxheti i Shtetit për Programet e Nxitjes së Punësimit për vitin 2021 dhe hapjen e aplikimeve për punëdhënësit e interesuar.

Në zbatim të VKM-së Nr.348, datë 29.04.2020 “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të nxitjes së punësimit nëpërmjet vetëpunësimit”, Kreu III, “Rregullat dhe procedurat për përfitimin e programit të vetëpunësimit”, pika 1, “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive nëpërmjet  strukturave të saj, publikon informacionin e nevojshëm në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe më platforma të tjera në lidhje me zbatimin e programit dhe zhvillon fushatë informuese për aplikim për të gjithë personat e interesuar, për mundësinë e pjesëmarrjes si dhe kriteret dhe proçedurat e aplikimit” dhe pika 2 “Afati për të aplikuar në këte program për të gjithë punëkërkuesit e papunë, është 30 (tridhjetë) ditë kalendarike nga data e shpalljes së thirrjes”, AKPA njofton shpalljen e thirrjes dhe nëpërmjet strukturave të saj fton të gjithë punëkërkuesit e papunë të regjistruar në zyrat vendore të punësimit të cilët kanë një ide biznesi të marrin pjesë në këtë konkurim.

· Punëkërkuesit me të drejtë aplikimi duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

1.Është punëkërkues i papunë i regjistruar në strukturen vendore të punësimit.

2.Ka një ide biznesi, e cila nuk është në kundërshtim me kriteret e konkurrueshmërisë, të përcaktuara në dispozitat e Kodit të Punës dhe që deklarohet në bazë të formulari të posaçëm.

· Punëkërkuesit duhet të paraqesin pranë strukturës përkatëse vendore të punësimit ose të ngarkojë në mënyrë elektronike dokumentat:

1.Formularin e aplikimit;

2.Vërtetim që personi nuk ka detyrime tatimore;

3.Kopje të dokumentit identifikues.

Fondi i nxitjes së punësimit sipas kreut I pika 3 mbulon shpenzimet për:

1.Grantin për hapjen e biznesit të ri

2.Vlerësimin e planit të biznesit

Programi i Vetëpunësimit për vitin 2021 do të zbatohet në 12 Drejtoritë Rajonale të AKPA-s

 

Afati për të aplikuar dhe dorëzuar dokumentacionin për të gjithe punëkërkuesit e papunë të interesuar eshtë 30 (tridhjetë) ditë kalendarike nga Njoftimit në Buletinin e Njoftimeve Publike të APP-së.

 

 Shpallur në Buletinin Nr. 140 datë 20 Shtator 2021 të  Agjencisë së Prokurimit Publik
 
Categories
Njoftime

PROGRAMI I PUNËVE PUBLIKE NË KOMUNITET

Në zbatim të Programit të Qeverisë Shqiptare, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për aplikimin në Programet e Nxitjes së Punësimit, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) në Buletinin e njoftimeve Publike Nr.45 datë 29.03.2021, ka publikuar shpërndarjen e fondeve të akorduara nga Buxheti i Shtetit për Programet e Nxitjes së Punësimit për vitin 2021 dhe hapjen e aplikimeve për punëdhënësit e interesuar. Në zbatim të VKM-së Nr.535, datë 08.07.2020, “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e Programit të Punëve Publike në Komunitet” (PPPK), Kreu V, “Rregullat dhe procedurat për zbatimit”, pika 1 dhe 2, AKPA njofton Shpalljen e thirrjes për aplikim në PPPK. Sipas Kreut III “Kriteret e Aplikimit”, pika 4, Punëdhënësit e regjistruar në zyrën e punësimit, me të drejtë përfitimi në PPPK, jane: a. Organizata jofitim prurëse; b. Organizata të shoqërisë civile; c. Biznese sociale/ sipërmarrje sociale/ ndërrmarje sociale; d. Institucione publike. Programi i PPPK për vitin 2021 do të zbatohet në 12 Drejtoritë Rajonale të AKPA-s. Afati për të aplikuar dhe dorëzuar dokumentacionin për të gjithë punëdhënësit e interesuar fillon nga data e publikimit të njoftimit në Buletinin e Njoftimeve Publike të APP-së. Dokumentacioni do të dorëzohet në protokollet e Drejtorive Rajonale të AKPA-s. Bashkëlidhur këtij njoftimi do të gjeni, Termat e Referencës për “Programin i Punëve Publike në Komunitet”.
 Shpallur në Buletinin Nr. 140 datë 20 Shtator 2021 të  Agjencisë së Prokurimit Publik
Categories
Njoftime

LISTA E FITUESVE PËR PROGRAMIN E VETËPUNESIMIT

Lista e fituesve për programin e Vetëpunësimit për Rajonet: Tiranë, Shkodër, Dibër dhe Kukës

Categories
Njoftime

THIRRJE PËR APLIKIM PËR EKSPERTË TË JASHTËM

Në zbatim të Ligjit Nr.15/2019 ”Për nxitjen e Punësimit”,Vendimit Nr. 348, datë 29.4.2020 “ Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të nxitjes nëpërmjet Vetëpunësimit”, Kreu III ”Rregullat dhe proçedurat për përftimin e programit të vetepunësimit” pika 9 gërma a) si dhe Rregullores Nr.2 Prot, datë 11.08.2020 “Per zbatimin e Programit të nxitjes nëpërmjet Vetëpunësimit”, Neni 9 “Proçedura e përzgjedhjes së ekspertëve për vlerësimin e planit të biznesit”, pika 1 dhe 2 , Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive,

 

Njofton:

 

Hapjen e aplikimeve për ekspertë të jashtëm për vlerësimin e planeve të biznesit në fushat si me poshtë:

  • Bar Kafe
  • Parukeri
  • Kurse të gjuhëve të huaja dhe informatike
  • Autoservis
  • Hidraulik
  • Photo Both (foto çasti)
  • Bletari
  • Shërbim për pjekjen e ferligut (mishit në mënyrë tradicionale) dhe prodhimeve ushqimore tradicionale
  • Guest House
  • Hand Craft (kancelari)
  • Fermë për rritjen e shpendëve
  • Qendër Rehabilitimi PAK
  • Fast-Food
  • Krijimi i një Platforme Ëebsite
  • Mobileri
  • Shërbime Turistike
  • Teatër Kukullash
  • Palestër
  • Shitje artikuj kozmetike
  • Materiale Ndërtimi
  • Shërbime online produkte të ndryshme
  • Dyqanet agroushqimore
  • Atelie modeling
  • Punime artistike
  • Pajisje klinike
  • Tregti atlete –këpucë
  • Robaqepsi
  • Shërbime kopshtarie
  • Tregti me pakicë
  • Njësi tregtimi inputeve bujqësore
  • Prodhim veshje intime
  • Agjenci Eventesh

 

Detyrat

Në kuadër të vlerësimit të planit të biznesit, ekspertët duhet të vlerësojnë me pikë:

  1. Realizueshmëria financiare e biznesit;
  2. Burimet në dispozicion për themelimin e biznesit- objekti, pajisjet, furnizimet, stafi etj;
  3. Njohja e llojit përkatës të biznesit;
  4. Vlerësimi i tregut.

 

Kriteret E Kërkuara

  1. a) të ketë diplomë të studimeve universitare master i shkencave (ose të barasvlershëm me të),

b)Të jetë shoqëri tregtare ose person fizik;

 

 

 

Kriteret për vlerësimin e kandidatëve

-Të ketë të paktën tre vjet përvojë në vlerësimin e planeve të biznesit (në institucione mikro- kredie, bankë, kompani konsulence etj);  (10 pikë)

-Të ketë ekspertizë të vërtetuar në një prej fushave;  (25 pikë)

 

-Eksperiencë në hartimin e programeve të trajnimit në fushën e zhvillimit të biznesit; (25 pikë)

– të paktën një rekomandim ose vlerësim pune nga punëdhënës të mëparshëm.

;  (10 pikë)

 

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentata si më poshtë:

  1. CV
  2. Fotokopje të diplomës;
  3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Nipt ose Licence;

Të gjitha dokumentacionet duhet të jenë të origjinale ose të noterizuara.

Kohëzgjatja

Kohëzgjatja e këtij shërbimi do të jetë 8 (tetë) ditë pune.

Të tjera

Shpërblimi për angazhimin në këtë veprimtari rregullohet sipas Vendimeve të Këshillit të Ministrave nr. 348, datë 29.04.2020Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të nxitjes nëpërmjet Vetëpunësimit”, kreu II,pika 4. –Shpenzimet për vleresimin e planit të biznesit të të gjithë  pjesmarrësve, në vlerën jo më shumë se 3000 (tre mijë) lekë për çdo plan biznesi,sipas çmimeve të tregut për këte lloj ekspertize.

Përzgjedhja, afati i dorzimit dhe komunikimi me aplikantët

Seleksionimi i kandidaturave do të kryhet nga Komisioni i ngritur në Agjncinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

Aplikantet duhet te dorezojne brenda 3 (tre) diteve pune dokumentacionin e kërkuar.

Vetëm kandidaturat e përzgjedhura do të njoftohen.

Shpallja e njoftimit

Ky njoftim i fillon efektet nga data e publikimit të njoftimit në Buletinin e Prokurimeve Publike.

Njoftimi gjendet në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Punësimit  dhe Buletinin e Njoftimeve Publike të Agjencisë së Prokurimit Publik.

 

 

 

 

Categories
Njoftime

THIRRJE PËR APLIKIM PËR EKSPERTË TË JASHTËM

AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE
Thirrje për aplikim për ekspertë të jashtëm

Në zbatim të Ligjit Nr.15/2019 ”Për nxitjen e Punësimit”, Vendimit Nr. 348, datë 29.4.2020 “ Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të nxitjes nëpërmjet Vetëpunësimit”, Kreu III ”Rregullat dhe proçedurat për përftimin e programit të vetepunësimit” pika 9 gërma a) si dhe Rregullores Nr.2 Prot, datë 11.08.2020 “Për zbatimin e Programit të Nxitjes nëpërmjet Vetëpunësimit”, Neni 9 “Proçedura e përzgjedhjes së ekspertëve për vlerësimin e planit të biznesit”, pika 1 dhe 2 , Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive:

 

NJOFTON:

 

Hapjen e aplikimeve për ekspertë të jashtëm për vlerësimin e planeve të biznesit në fushat si me poshtë:

  • Bar Kafe
  • Parukeri
  • Kurse të gjuhëve të huaja dhe informatike
  • Autoservis
  • Hidraulik
  • Photo Both (foto çasti)
  • Bletari
  • Shërbim për pjekjen e ferligut (mishit në mënyrë tradicionale) dhe prodhimeve ushqimore tradicionale
  • Guest House
  • Hand Craft (kancelari)
  • Fermë për rritjen e shpendëve
  • Qendër Rehabilitimi PAK
  • Fast-Food
  • Krijimi i një Platforme Website
  • Mobileri
  • Shërbime Turistike
  • Teatër Kukullash
  • Palestër
  • Shitje artikuj kozmetike
  • Materiale Ndërtimi
  • Shërbime online produkte të ndryshme
  • Dyqanet agroushqimore
  • Atelie modeling
  • Punime artistike
  • Pajisje klinike
  • Tregti atlete –këpucë
  • Robaqepsi
  • Shërbime kopshtarie
  • Tregti me pakicë
  • Njësi tregtimi inputeve bujqësore
  • Prodhim veshje intime
  • Agjenci Eventesh

 

DETYRAT

Në kuadër të vlerësimit të planit të biznesit, ekspertët duhet të vlerësojnë me pikë:

  1. Realizueshmëria financiare e biznesit;
  2. Burimet në dispozicion për themelimin e biznesit- objekti, pajisjet, furnizimet, stafi etj ;
  3. Njohja e llojit përkatës të biznesit;
  4. Vlerësimi i tregut.

KRITERET E KËRKUARA

-Të jetë shoqëri tregtare ose person fizik;

-Të ketë të paktën tre vjet përvojë në vlerësimin e planeve të biznesit (në institucione mikro-kredie, bankë, kompani konsulence etj);

-Të ketë ekspertizë të vërtetuar në një prej fushave.

-Të jetë objektiv, i paanshëm dhe profesional;

-Eksperiencë në hartimin e programeve të trajnimit në fushën e zhvillimit të biznesit;

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentata si më poshtë:

  1. CV
  2. Fotokopje të diplomës;
  3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Nipt ose Licence ;

Kohëzgjatja

Kohëzgjatja e këtij shërbimi do të jetë8 (tetë) ditë pune.

Të tjera

Shpërblimi për angazhimin në këtë veprimtari rregullohet sipas Vendimeve të Këshillit të Ministrave nr. 348, datë 29.04.2020Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të nxitjes nëpërmjet Vetëpunësimit”, kreu II,pika 4. –Shpenzimet për vleresimin e planit të biznesit të të gjithë  pjesmarrësve, në vlerën jo më shumë se 3000 (tre mijë) lekë për çdo plan biznesi,sipas çmimeve të tregut për këte lloj ekspertize.

Përzgjedhja, afati i dorëzimit dhe komunikimi me aplikantët

Seleksionimi i kandidaturave do të kryhet nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive.

Aplikantet duhet te dorezojne brenda 3 (tre) diteve pune dokumentacionin e kërkuar.

Vetëm kandidaturat e përzgjedhura do të kontaktohen.

Shpallja e njoftimit

Ky njoftim i fillon efektet nga data e publikimit të njoftimit në Buletinin e Prokurimeve Publike.

Njoftimi gjëndet dhe në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Punësimit akpa.gov.al

Categories
Njoftime

PROGRAMI I VETËPUNËSIMIT

Agjencia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi, në kuadër të Programeve të Nxitjes së Punësimt, fillon zbatimin e Programit të Vetëpunësimit. Ky program do të zbatohet në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr.  Nr. 348, datë 29.4.2020: “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të nxitjes nëpërmjet vetëpunësimit”.

 

Programi i Vetëpunësimit mbështet punëkërkuesit e papunë, të regjistruar në zyrat e punës, që kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar biznesin e tyre. Nëpërmjet trajnimit mbi vetëpunësimin, këshillimeve të vazhdueshme gjatë gjithë fazave të programit, dhe mbështetjes financiare (në formën e pajisjeve dhe / ose materialeve), programi asiston në transformimin e ideve në biznese të qëndrueshme. Të gjithë personat të cilët janë të përfshirë në program do të përfitojnë:

(1)Trajnime për zhvillimin e planit të biznesit dhe njohjen e koncepteve bazë të lidhur me vetëpunësimit;

(2) Mbështetje financiare për blerjen e pajisjeve dhe / ose materialeve deri në vlerën 500,000 Lekë.

 

Programi i Vetëpunësimit zbatohet në rajonin e Tiranës Shkodrës, Kukësit dhe Dibrës.
 Shpallur në Buletinin Nr. 101 datë 16 Nëntor 2020 të  Agjencisë së Prokurimit Publik

Tiranë              30 (tridhjetë) punëkërkues të papunë
Shkodër           10 (dhjetë)   punëkërkues të papunë
Kukës                 5 (pesë)      punëkërkues të papunë
Dibër                   5 (pesë)      punëkërkues të papunë

 

APLIKO nga data 16.11.2020 deri më 15.12.2020, pranë zyrave përkatëse të punësimit.

 

Kush mund të aplikojë?

Për të aplikuar në këtë program, aplikuesi duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

a) Është punëkërkues i papunë i regjistruar në strukturën vendore të punësimit;

b) Ka një ide biznesi, e cila nuk është në kundërshtim me kriteret e konkurrueshmërisë;

c) Punëkërkuesi, i cili aplikon në këtë program, duhet të marrë pjesë personalisht në të gjitha hallkat e procesit.

 

Çfarë subvencionon program?

Programi i Vetëpunësmit subvencionon për të gjithë të përzgjedhurit si përfitues grantin për ngritjen e biznesit deri në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë, për të mbuluar shpenzimet për hapjen e biznesit. Shpenzimiet që nuk mund të mbulohen nga granti i financuar janë:

a) blerja e pasurive të patundshme;

b) çdo shpenzim që nuk lidhet dhe nuk përfshihet në planin e biznesit të miratuar;

c) shpenzimet e kryera përpara nënshkrimit të marrëveshjes së grantit;

ç) pagat, shpërblimet, qiraja dhe shpenzimet e tjera administrative.

 

Si aplikohet?

Aplikimi bëhet nëpërmjët dorëzimit në të gjitha zyrat e punës në rajonet e Tiranës, Shkodrës, Kukësit dhe Dibrës. Aplikimi duhet të dorëzohet brenda dates 15.12.2020.

 

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

-          formularin e aplikimit, sipas formatit të miratuar (shkarko dhe plotëso): 

    –             vërtetim që personi nuk ka detyrime tatimore;

    –             kopje të dokumentit identifikues.