PROGRAMI I VETËPUNËSIMIT PËR VITIN 2022

Në zbatim të Programit të Qeverisë, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për aplikimin në Programet e Nxitjes së Punësimit, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA), në Buletinin e Njoftimeve Publike, Nr.50, datë 19.04.2022, njoftoi për hapjen e aplikimeve për programet e Nxitjes së Punësimit për vitin 2022, me fondin prej 550 milion lekë, të akorduar nga Buxheti i shtetit.
Në zbatim të VKM 348, datë 29.04.2020, “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të nxitjes së punësimit, nëpërmjet vetëpunësimit”, Kreu III, “Rregullat dhe procedurat për përfitimin e programit të vetëpunësimit” pika 1, AKPA, nëpërmjet strukturave të saj, hap shpalljen e thirrjes ku fton të gjithë punëkërkuesit e papunë e regjistruar në Zyrat Vendore të Punësimit, që kanë një ide biznesi, të marrin pjesë në këtë program.
Afati i aplikimit në programin e Vetëpunësimit për të gjithë punëkërkuesit e papunë të regjistruar në Zyrat Vendore të Punësimi është 30 (tridhjetë) ditë kalendarike nga data e shpalljes së thirrjes në Buletinin e Njoftimeve Publike.

Aplikuesi duhet të plotësojë këto kritere:


1. Është punëkërkues i papunë i regjistruar në strukturën vendore të punësimit;
2. Ka një ide biznesi e cila nuk është në kundërshtim me kriteret e konkurrueshmërisë, të përcaktuara në dispozitat e Kodit të Punës, dhe që deklarohet në bazë të një formulari të posaçëm.

Aplikimi do të bëhet në portalin puna.gov.al, në adresën:
 
https://puna.gov.al/profili/punekerkues/programVetepunesimi

 

 Shpallur në Buletinin Nr. 129 datë 19 Shtator 2022 të  Agjencisë së Prokurimit Publik

 

Share on facebook
Facebook

PUNËKËRKUES

PUNËKËRKUES

Informacione dhe këshillim. Udhëzime për punësim. Pjesëmarrje në një trajnim. Shërbime të tjera ndërmjetësimi.
LEXO MË SHUMË

PUNËDHËNËS

PUNËDHËNËS

Publikimi i vendeve të lira. Shërbime profesionale rekrutimi. Mbështetje për punësim (programe të nxitjes së punesimit) Kontakte në vazhdim.
LEXO MË SHUMË

TRAJNIME

TRAJNIME

Kërkoni për të përmirësuar aftesitë tuaja profesionale? Merrni pjesë në kurset tona të formimit profesional në dhjetë qendra në të gjithë Shqipërine.
LEXO MË SHUMË