Shkolla e Magjistraturës, Verifikim Paraprak

Në zbatim të nenit 25, Kreu V, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar; Kreut VII të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” njoftojmë përfundimin e procedurës për “Lëvizje paralele”, për konkursin “1 (një) vend vakant për pozicionin Sekretar shkencor në Formimin Fillestar”, si më poshtë:

 

Për konkursin e shpallur për pozicionin “Sekretar shkencor në Formimin Fillestar”, pranë Shkollës së Magjistraturës, kandidatura e paraqitur brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 13.6.2022, është: znj. Sara Sulaj. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, u konstatua se kandidatja znj. Sara Sulaj i plotëson kushtet për lëvizje paralele dhe në zbatim të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, kreu V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu VII “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, kjo procedurë mbyllet me 1(një) kandidaturë të vlefshme pas procedurës së vlerësimit paraprak që është:

 

  • Sara Sulaj

 

 

Share on facebook
Facebook

PUNËKËRKUES

PUNËKËRKUES

Informacione dhe këshillim. Udhëzime për punësim. Pjesëmarrje në një trajnim. Shërbime të tjera ndërmjetësimi.
LEXO MË SHUMË

PUNËDHËNËS

PUNËDHËNËS

Publikimi i vendeve të lira. Shërbime profesionale rekrutimi. Mbështetje për punësim (programe të nxitjes së punesimit) Kontakte në vazhdim.
LEXO MË SHUMË

TRAJNIME

TRAJNIME

Kërkoni për të përmirësuar aftesitë tuaja profesionale? Merrni pjesë në kurset tona të formimit profesional në dhjetë qendra në të gjithë Shqipërine.
LEXO MË SHUMË