Njoftim për shpalljen për aplikim në zbatim të VKM-së Nr. 535, datë 08.07.2020

NJOFTIM

Në zbatim të VKM-së Nr.535, datë 08.07.2020 “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të punëve publike në komunitet”, Kreu V, “Rregullat dhe procedurat për zbatimin”, pika 1 dhe 2 “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive pas miratimit nga MFE, të “Shpërndarjes së fondeve dhe pjesëmarrësve në Programet e Nxitjes së Punësimit për vitin 2022“ me shkresë nr.485/1 prot, datë 06.04.2022, nëpërmjet  strukturave të saj, publikon informacionin e nevojshëm në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe me platforma të tjera” dhe pika 2 “Në fillim të çdo shpalljeje për aplikim, AKPA harton dhe publikon termat e referencës, së bashku me kriteret e aplikimit dhe të vlerësimit sipas këtij vendimi, fushat dhe vlerat e financimit, si dhe afatet dhe procedurën e aplikimit. AKPA në varësi të programit që do të financohet, përcakton dhe miraton kriteret e veçanta të cilat përfshihen në dokumentat e konkurimit dhe shpallen publikisht”.

AKPA njofton Shpalljen për Aplikim në Programin e Punëve Publike në Komunitet sipas Kreut III “Kriteret e Aplikimit”,  pika 4, Punëdhënësit , të regjistruar në zyrën e punës, me të drejtë përfitimi në këtë program janë:

  1. organizata jofitim prurëse:
  2. organizata të shoqërisë civile;
  3. biznese sociale/ sipërmarrje sociale/ ndërrmarrje sociale;
  4. institucione publike.

Afati për të aplikuar dhe dorëzuar dokumentacionin për të gjithë punëdhënësit e interesuar fillon nga data e publikimit të Njoftimit në Buletinin e Njoftimeve Publike të APP-së.

Dokumentacioni do të dorëzohet në protokollin e Drejtorisë Rajonale të AKPA-s.

Shkarkoni: termat e referencës për “Programin e Punëve Publike në Komunitet”.

Share on facebook
Facebook

PUNËKËRKUES

PUNËKËRKUES

Informacione dhe këshillim. Udhëzime për punësim. Pjesëmarrje në një trajnim. Shërbime të tjera ndërmjetësimi.
LEXO MË SHUMË

PUNËDHËNËS

PUNËDHËNËS

Publikimi i vendeve të lira. Shërbime profesionale rekrutimi. Mbështetje për punësim (programe të nxitjes së punesimit) Kontakte në vazhdim.
LEXO MË SHUMË

TRAJNIME

TRAJNIME

Kërkoni për të përmirësuar aftesitë tuaja profesionale? Merrni pjesë në kurset tona të formimit profesional në dhjetë qendra në të gjithë Shqipërine.
LEXO MË SHUMË