Programi i Punëve Publike në Komunitet

Në zbatim të Programit të Qeverisë Shqiptare, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për aplikimin në Programet e Nxitjes së Punësimit, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) në Buletinin e njoftimeve Publike Nr.45 datë 29.03.2021, ka publikuar shpërndarjen e fondeve të akorduara nga Buxheti i Shtetit për Programet e Nxitjes së Punësimit për vitin 2021 dhe hapjen e aplikimeve për punëdhënësit e interesuar. Në zbatim të VKM-së Nr.535, datë 08.07.2020, “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e Programit të Punëve Publike në Komunitet” (PPPK), Kreu V, “Rregullat dhe procedurat për zbatimit”, pika 1 dhe 2, AKPA njofton Shpalljen e thirrjes për aplikim në PPPK. Sipas Kreut III “Kriteret e Aplikimit”, pika 4, Punëdhënësit e regjistruar në zyrën e punësimit, me të drejtë përfitimi në PPPK, jane: a. Organizata jofitim prurëse; b. Organizata të shoqërisë civile; c. Biznese sociale/ sipërmarrje sociale/ ndërrmarje sociale; d. Institucione publike. Programi i PPPK për vitin 2021 do të zbatohet në 12 Drejtoritë Rajonale të AKPA-s. Afati për të aplikuar dhe dorëzuar dokumentacionin për të gjithë punëdhënësit e interesuar fillon nga data e publikimit të njoftimit në Buletinin e Njoftimeve Publike të APP-së. Dokumentacioni do të dorëzohet në protokollet e Drejtorive Rajonale të AKPA-s. Bashkëlidhur këtij njoftimi do të gjeni, Termat e Referencës për “Programin i Punëve Publike në Komunitet”.
 Shpallur në Buletinin Nr. 140 datë 20 Shtator 2021 të  Agjencisë së Prokurimit Publik
Share on facebook
Facebook

PUNËKËRKUES

PUNËKËRKUES

Informacione dhe këshillim. Udhëzime për punësim. Pjesëmarrje në një trajnim. Shërbime të tjera ndërmjetësimi.
LEXO MË SHUMË

PUNËDHËNËS

PUNËDHËNËS

Publikimi i vendeve të lira. Shërbime profesionale rekrutimi. Mbështetje për punësim (programe të nxitjes së punesimit) Kontakte në vazhdim.
LEXO MË SHUMË

TRAJNIME

TRAJNIME

Kërkoni për të përmirësuar aftesitë tuaja profesionale? Merrni pjesë në kurset tona të formimit profesional në dhjetë qendra në të gjithë Shqipërine.
LEXO MË SHUMË