Në zbatim të nenit 32, të ligjit nr. 152/2013,“Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut VIII, të vendimit nr. 118, datë 05.03.2014, të Këshillit të Ministrave “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, i ndryshuar me VKM nr. 388, datë 6.5.2015,
Drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, në përfundim të verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:
– Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për pozicionin Sekretar i Përgjithshëm është:
- Zj. Rajmonda Zisi
- Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 08.03.2021 ora 10:00 në ambientet e Bashkisë Himarë.
- Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 08.03.2021 ora 12:00 në ambientet e Bashkisë Himarë.
- Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut II dhe IV, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar me VKM nr. 746, datë 19.12.2018,
Drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit, është:
- Sabina Kasimati
- Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 05.03.2021 ora 11:00 në ambientet e Bashkisë Himarë.
- Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 05.03.2021 ora 13:00 në ambientet e Bashkisë Himarë.