KONTROLLI I LARTË I SHTETIT VEND I LIRE PUNE

 

Kontrolli i Lartë i Shtetit  shpall konkursin për vende të lira pune.

  1. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I(parë)/Jurist në Departament Auditimi.

Kërkesat për kandidatët e këtyre vendeve të punës janë:

Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Drejtësi.

-Të kenë eksperiencë pune në fushën e diplomimit.

-Të zotërojnë gjuhën angleze dhe një gjuhë të dytë të huaj të një prej vendeve të BE-së.

-Të zotërojnë programet bazë të kompjuterit, paketën MS Office etj.

-Të kenë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese për të punuar në grup.

Paga mujore për këtë vend pune është në nivelin e pagave të shërbimit civil.

Përshkrimi i punës

Kryen në mënyrë ligjore, profesionale, etike dhe brenda afateve të përcaktuara detyrat Audituese.  Zbaton programin e auditimit, ndërsa për problemet që nuk janë përfshirë në programin e auditimit, ia bën prezent përgjegjësit të grupit të auditimit.Gjykon për nivelin e materialitetit e të riskut. Gjatë veprimtarisë audituese harton dokumentat e auditimit. Gjithashtu, në bashkëpunim me përgjegjësin e grupit të auditimit harton projektraportet e auditimit, pasqyron me shkrim sqarimet për vërejtjet e bëra nga subjekti i audituar, gjithashtu harton raportet përfundimtare të auditimit dhe projektvendimet përkatëse. Plotëson dhe nënshkruan statistikat e kontrollit, si evidencën e kostos, evidencën e zbulimeve, të masave të propozuara dhe gjithë dokumentacionin e auditimit. Në përgatitjen e materialeve të auditimit zbaton dhe mban përgjegjësi për afatet kohore të parashikuara. Jep mendime për përmirësimin e punës së departamentit e të institucionit, si dhe për ndryshimin e akteve ligjore e nënligjore, të cilët ai i çmon të arsyeshme. Paraqet çdo 3-muaj raportin e aktivitetit të tij përpara drejtorit të departamentit.

Paraqitja e dokumenteve

Kandidatët duhet të paraqesin në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore deri në datë 11 shkurt 2021 këto dokumente: Letër motivimi për aplikimin në vendin vakant, CV-në, kopje të diplomës së shkollës së lartë dhe të kualifikimeve pasuniversitare, kopje e listës së notave dhe librezës së punës të noterizuara, fotokopje e letërnjoftimit, rekomandime nga punëdhënësit e mëparshëm, dëshmi penaliteti, si dhe dokumente te tjera (nëse ka), që i çmon se mund t’i vlejnë për vlerësimin e përgatitjes arsimore dhe profesionale, si dhe dëshmi të dokumenteve ose jo të zotërimit të gjuhëve të huaja.

Konkurrimi

Konkurrimi është i hapur për nëpunësit civilë nëpërmjet procedurave të pranimit.

Konkurrimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, ligjin nr. 154/2014 datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, ligjin nr. 152/2013, “Për Nëpunësin Civil”,i ndryshuar, ligjin nr 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, ligjin nr. 9131, datë 8.9.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”, “Rregulloren e brendshme të organizimit dhe funksionimit të KLSH”,“Standardet ndërkombëtare të INTOSAI-t, mbi njohuritë dhe të dhënat që jepen në serinë e botimeve të KLSH-së, si dhe në faqen zyrtare të KLSH-së në internet”. Në faqen zyrtare www.klsh.org.al sipas afateve të përcaktuara në ligj, më datë 18 shkurt 2020 do të shpallet lista e verifikimit paraprak të kandidatëve, si dhe data e zhvillimit të konkurrimit.

 

Share on facebook
Facebook

PUNËKËRKUES

PUNËKËRKUES

Informacione dhe këshillim. Udhëzime për punësim. Pjesëmarrje në një trajnim. Shërbime të tjera ndërmjetësimi.
LEXO MË SHUMË

PUNËDHËNËS

PUNËDHËNËS

Publikimi i vendeve të lira. Shërbime profesionale rekrutimi. Mbështetje për punësim (programe të nxitjes së punesimit) Kontakte në vazhdim.
LEXO MË SHUMË

TRAJNIME

TRAJNIME

Kërkoni për të përmirësuar aftesitë tuaja profesionale? Merrni pjesë në kurset tona të formimit profesional në dhjetë qendra në të gjithë Shqipërine.
LEXO MË SHUMË